Magjia e kenges popullore shpaloset ne Elbasan dhe Sarande
Maratona e kenges popullore zbriti mbremjen e djeshme ne qytetin e Elbasanit, pas Sarandes dhe pushuesve te qytetit bregdetare ne te. Zerat me te mire te Shqiperise, si Irma dhe Eranda Libohova, Maja, Mariola etj, mbushen bulevardin e qytetit, ndersa takimi i radhes me artdashesit eshte ne qytetin e Kukesit. Nderkaq, shetitorja buze detit ne qytetin e Sarandes u mbulua nga tingujt muzikore, duke e shnderruar qytetin ne sofren e kenges se pelqyer, jo vetem nga trevat e jugut te vendit, por edhe nga kenget e Shqiperise se mesme. E organizuar nga Televizioni "Klan", edicioni i katert i ketij evenimenti po shetit gjithe Shqiperine, ku pjese e saj behen gjithashtu edhe shume qytetare te huaj, qe zgjedhin te vizitojne gjate sezonit veror vendin tone. Turistet degjojne me shume endje zerat brilante te kenges magjike popullore, qe eshte e tejet e rralle ne bote. Nje dimension te ri i kane dhene nates se maratones kengetaret si, Irma dhe Eranda Libohova, Maja, Mariola e me shume se 35 artiste te tjere, nga me te spikaturit ne vend, te qemtuar nga stafi realizues, nen drejtimin e regjisorit Pandi Laco. Te shumta ishin kenget qe ata sollen para publikut sarandjot; mes se cilave shume kenge qe kane lindur dhe jane konceptuar ne Sarande e Delvine.
Si cdo edicion tjeter, kete vere ne Sarande surprizat nuk kishin te mbaruar. Nje kengetare brilante nga fshati Xarre, me emrin Saranda Pando, iu bashkua dhe u shkri me grupin e solisteve profesioniste. Nje ze i vecante i sarandjotes qe vinte nga emigrimi, solli para publikut kengen e kurbetit, te cilen ajo e interpretoi me shume art dhe dinjitet. "Jam e lumtur qe sot bashkoj zerin tim me kengetare te talentuar, zera te spikatur te kenges, ne nje eveniment te mundesuar nga Televizioni Kombetar "Klan", i cili per vite me radhe ka sjelle ne qytetin tone nje gezim me shume, per t'ju bashkuar veres turistike te ketij qyteti", u shpreh para publikut Saranda, e cila ushtron aktivitetin e saj artistik ne Athine te Greqise. Ne nje skene gati perrallore dhe me nje publik qe nuk u shkeput per asnje sekonde, Maratona e kenges popullore ne Sarande ia arriti te sjelle perla te kenges shqiptare ne bregdet. Pa dyshim, kjo maratone ne kete qytet, ishte sipas qytetareve dhe organizatoreve, turisti me i spikatur i kesaj vere te mrekullueshme.
B. Bejko