Vodafone Albania sjell DJ Tiesto ne Shqiperi
Artisti me fame boterore do te performoje per here te pare per publikun shqiptar
Jemi ne zemer te stines se veres dhe argetimi eshte kryefjala e saj... Duket se per nje nate, plazhi mahnites i Dhermiut do te shnderrohet ne arenen me magjike te Mesdheut. Vodafone Albania ka bere te mundur qe Tiesto, Dee-Jay hollandez me fame boterore, te performoje per here te pare live per fansat e tij shqiptare ne daten 6 gusht ne Havana Beach Club-Dhermi. Pas nje turneu te gjate ne brigjet e Mesdheut, Tiesto vjen per te performuar ne nje nga klubet verore me ne mode te rivieres shqiptare, per te vazhduar me pas pergjate klubeve me te famshme te Evropes. Pervec mbeshtjes per zhvillimin e nje eventi kaq madhor, kompania Vodafone Albania ka menduar per klientet e saj, duke dhuruar nje numer prej 280 biletash per kete event. Nga data 20-30 korrik, permes pjesemarrjes ne emisionet radiofonike, "Nje Kenge per Ty" ne Top-Albania Radio dhe "Ping-Pong" ne Radio NRG, 110 te rinj qe festojne ditelindjen me 6 gusht, kane mundesine te gezohen me nga dy bileta qe do t'u japin mundesine te ndjekin DJ Tiesto live. Gjithashtu rreth 60 bileta do t'u dhurohen te rinjve qe do te marrin pjese ne lojerat qe do te organizohen nga skuadra Vodafone ne plazhin e Dhermiut. I konsideruar si "DJ me i mire ne bote" per 3 vite rresht nga Dee-Jay Magazine, Tiesto ka mjaft arritje ne karrieren e tij. Nder to vlen te permendim Lojerat Olimpike "Athine 2004", marrja e Urdhrit "Orange-Nassau" nga Mbreteresha Beatris e Hollandes, cmimi "Best Solo Artist" ne International Dance Music Aeards ne Miami etj. Albumet e tij: "In My Memory", "Just Be", "Parade of the Athletes" dhe "Elements of Life" jane nder me te shiturit ne tregjet e muzikes elektronike, nderkohe qe ne shtator artisti do te hedhe ne treg albumin e tij me te ri, kenget e te cilit do te mund t'i degjoni live per here te pare ne Havana Beach Club, Dhermi. Blerja e biletave mund te behet prane Viles Vodafone tek "Ish Blloku". Ky eshte shansi juaj per te pare nga afer dhe degjuar nje nga artistet me te medhenj te muzikes elektornike dhe dance te dekades se fundit. Dhurojini vetes dhe miqve tuaj naten me speciale dhe te paharrueshme te kesaj vere!