Magjistrali i ujerave te zeza
Në vjeshtën e këtij viti i gjithë gjiri i Durrësit nuk do të ketë derdhje të ujërave të zeza në det. Kështu ka deklaruar Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen stacionet e pompimit në Qerret, pjesë e investimeve të cilat po shtrihen përgjatë bregdetit nga Durrësi deri në Kavajë. Olldashi tha se investimi prej 4.3 milion euro përfundon në fund të muajit prill, duke i hapur rrugë dërgimit të ujërave të zeza në impiantin e Kavajës për zonën bregdetare që fillon nga Përroi i Agatit deri në Qerret.
Pas fazës së parë, është bërë e ditur se do të fillojë investimi tjetër me vlerë 4 milion euro për ndërtimin e kanalizimeve sekondare dhe terciale dhe lidhjen e tyre me magjistralin kryesor, investime këta që priten të përmbylllen në vjeshtën e këtij viti.
Në zonën nga përroi i Agait deri ne Qerret janë ndërtuar 5 stacione pompimi të ujërave të zeza, të cilat bëjnë të mundur dërgimin e të gjithë ujërave të zeza të kësaj zone në impiantin e përpunimit të ujërave të ndotura të Kavajës.