E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqëria e sigurimeve Albsing feston 5 vjetorin

Shoqëria e sigurimeve Albsing Sh.A feston 5 vjetorin në një pritje gala ku morën pjesë personalitete të rëndësishme të jetës shoqërore dhe ekonomike të vendit. Drejtori i përgjithshëm i Albsig Gëzim Kuqi u shpreh se tashmë kjo kompani operon me vizion të qartë konform standarteve teknike dhe ligjore dhe prezantohet në treg me një rrjet të kosoliduar shitje dhe me një shtrirje të gjerë si në Shqipëri ashtu dhe në Maqedoni.
Kompania Albsig synon që në të ardhmen të shtojë bashkëpunimin me partnerë strategjikë në tregun ndërkombëtar të sigurimeve. Një prej sigurimeve që Albsig ofron me çmim mjaft konkurues për këtë vit është sigurimi nga sëmundjet. Në të ardhmen do t'i jepet përparësi sigurimit të jetës në tregun shqiptar si dhe në atë rajonal u shpreh Kuqi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›