E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, 18 të vdekur nga gripi i derrit

Një tjetër vdekje është regjistruar dje në Serbi për shkak të gripit të derrit, duke e çuar në 18 numrin e personave që kanë ndërruar jetë për shkak të virusit A/H1N1 në këtë vend. Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave numri i personave të prekur nga virusi në këtë vend është 340.
Serbia ka marrë 1 milion vaksina kundër gripit të derrit, por situata ka hyrë në një ngrëc pasi mjekët duan që pacientët të firmosin vetë marrjen e vaksinës, në mënyrë që të bartin përgjegjësitë për efektet anësore të saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›