E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maicon te Eto’o

Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, mbrojtësi i Interit, Douglas Maicon ka hyrë në muajt e fundit të karrierës së tij me gjigantin milanez.

Sipas gazetës, braziliani ka vënë në shitje apartamentin e tij në Milano. Maicon, është pjesë e Interit nga viti 2006 kur erdhi nga klubi francez Monaco.

30 vjeçari spekulohet se kërkohet nga Paris Saint Germain por thuhet se është më tepër i interesuar të transferohet në Anzhi Makhachkala te ish bashkëlojtari i tij nga Interi, Samuel Eto’o.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›