Simeone: Atletiko të tregojë burrërinë
Trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone, i ka motivuar futbollistët e tij duke u kërkuar që në fushën e lojës të tregojnë burrërinë. Spanjollët presin në shtëpi Hanoverin, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Europës. “Unë e kam studiuar me vëmendje Hanoverin, duke i ndjekur të gjitha ndeshjet e fundit, si në kampionat dhe në Europë. Është një ekip që luan me zemër dhe nëse duam të fitojmë, duhet të tregojmë burrërinë në fushë. Të luajmë fort dhe të mos e marrim lehtë ndeshjen, pasi ata nuk dorëzohen asnjëherë”, – nënvizoi trajneri argjentinas. “Luajmë në shtëpi dhe para tifozëve tanë, ndaj suksesi është një detyrim. Aq më tepër që dueli i kthimit do të jetë në transfertë, kështu që misioni ynë është të hedhim një hap drejt kualifikimit që në 90 minutat e para. Synoj një fitore pa pësuar gol, sepse në kompeticione të tilla ky është rezultati perfekt”, – tha Simeone.
Liga e Europës
Alkmar-Valencia
Shalke-Atl.Bilbao
Atl.Madrid-Hanover
Sporting-Metalist