Spanja, më e vlefshmja

Shoqëria e specializuar për tematikën ekonomike ‘Frontier Economics’ e ka publikuar listën e ekipeve më të vlefshme të kampionatit botëror, Afrika e Jugut 2010. Ajo e ka elaboruar një studio për të llogaritur me vlerën e skuadrave që do të jenë pjesëmarrëse në Botëror, duke studiuar në detaj për secilin futbollist.
Në fund, rezultat e sheh në krye të top 10, kampionin e Evropës, Spanja, që ka një vlerë të përgjithshme prej 303 milionë eurosh. Pas saj renditet Argjentina, 293 milionë, kurse e treta është Anglia, që futbollistët e saj vlerësohen 266 milionë euro.
Asgjë e befasishme, nëse konsiderojmë se po flasim për kampionët e Evropës, pastaj për një Kombëtare të re që e ka në gjirin e vet një futbollist si Messi – më i forti në botë – dhe një ekip grupi, atë të Anglisë, që ka famën e fitores, i udhëhequr nga strategu italian Fabio Capello.
I katërti është Brazili, që peshon 223 milionë, përpara Portugalisë, e cila sigurisht bëhet më e “rëndë” falë Cristiano Ronaldos, i cili së bashku me shokët e skuadrës vlejnë 201 milionë euro. Franca është e gjashta (180), e kualifikuar falë golit me dorë të sulmuesit Thierry Henry.
Holanda është e shtata, ndërsa Gjermania e teta, me vlerë të njëjtë, 156 milionë, që lënë prapa Bregun e Fildishtë të Didier Drogbas (130). Ekipi afrikan ka vlerë vetëm tre milionë më shumë sesa kampioni aktual i botës, Italia.
Gjithnjë sipas Frontier Economics, kur flasim për vlerën më të madhe të futbollistëve, atëherë mund të shihet se Leo Messi tek Argjentina peshon 140 milionë euro, Cristiano Ronaldo i Portugalisë (94), Wayne Rooney tek Anglia (59), derisa Fernando Torres është më i shtrenjti te Spanja, 43 milionë euro. Tek italianët, më i shtrenjti është Daniele De Rossi (29 milionë).