E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rossi thyen këmbën, humb Botërorin

Për Valentino Rossin, Botërori i motorëve ka përfunduar të shtunën. Në fakt, ngasësi italian i Yamahas, 40 minuta pas fillimit të provave të lira të mëngjesit të së shtunës, ka rrëshqitur vrullshëm në asfalt me motorin e tij, me ç’rast kishte thyerje në këmbën e djathtë dhe dëmtim të kërcit të kësaj këmbe.

Kampioni i botës është transferuar menjëherë në klinikën më të afërt për kurim të mëtutjeshëm.

Ai ndiente dhimbje të mëdha, pas përplasjes në asfalt. Rossi është operuar menjëherë të shtunën në Firenze të Italisë, për të dalë më pas me një përfundim se në çfarë pozite gjendet piloti italian.

Sa i përket rikuperimit të tij, mjekët konstatojnë se nevojiten disa muaj. “Bëhet fjalë për një lëndim serioz dhe të rëndë”, tha njëri nga mjekët.

Me këtë rast është e qartë se ëndrra për ta rrëmbyer sërish titullin e kampionit të botët 2010 është shuar para garës së katërt. Valentino Rossi ka filluar karrierën në Moto GP në vitin 1996, ndërsa nga atëherë nuk ka munguar në asnjë garë për Shpërblimin e Madh.

Të dielën, për herë të parë në histori, do të jetë i detyruar të ecë me paterica. Në karrierën e tij, ai ka marrë pjesë në 230 gara për Shpërblimin e Madh, prej tyre 170 në Moto Gp: 30 në 250 dhe 30 në 125. Ai ka fituar 104 gara të Shpërblimit të Madh në 167 pjesëmarrje, me një total prej 9 botëroresh të fituara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›