Hidhet poshtë kërkesa e Dajtit për gjykim të shkurtuar
Kjo kërkese është bërë nga avokati mbrojtës i të pandehurit, Arben Qeleshi, i cili iu rikthye serish heshtjes pasi Dajti nuk ka pranuar të mbrohet më nga avokatja që i pati caktuar shteti.
Prokurori Eugen Beci e ka hedhur poshtë kërkesën e Dritan Dajtit, duke deklaruar se procesi ndodhet në një fazë ku kërkesa nuk mund të bëhet për shkak se i ka kaluar afati.
Gjykata e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke hedhur poshtë mundësinë e një gjykimi të shkurtuar për Dajtin, i cili akuzohet për vrasjen e katër punonjësve të policisë, armëmbajtje pa leje, si edhe disa vepra të tjera penale.
Pas hedhjes poshtë të kërkesës së Dritan Dajtit për gjykimin e shkurtuar, ky i fundit humb mundësinë t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm, ndonëse do të konsiderohet fajtor nga gjykata për veprat penale për të cilat akuzohet.
Pas marrjes së vendimit nga gjykata dhe rifillimit të seancës gjyqësore, i pandehuri Dritan Dajti ka kërkuar që të marrë ndihmë mjekësore në sallën e gjyqit, për shkak se nuk ndihej mire. Kjo e ka detyruar gjykatën ta shtyjë seancën gjyqësore për një datë tjetër.