Maikon thërret Realin
“Dua të shkoj te Reali. Për mua do të ishte një ëndërr që bëhet realitet. Do të më pëlqente të punoja përsëri me Hoze Mourinjon”, u shpreh mbrojtësi i djathtë në valët e Radio Globo në Brazil. Pra, Maikoni pëlqen Realin dhe Reali pëlqen Maikonin. Martesë e zyrtarizuar?
Jo, sepse nga e thëna në të bërë është në mes Interi, që është i gatshëm të shqyrtojë ofertat, por sigurisht që nuk ka ndërmend të heqë dorë pa një shumë të mirë parash nga ai që quhet mbrojtësi anësor më i mirë në qarkullim. Pranda, asnjë prej palëve nuk lëviz nga pozicionet fillestare.