E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnjë, dy të vdekur nga dy aksidente

Ndërkohë, tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti i parë ndodhi në mëngjes, kur një veturë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal me ujë. Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i saj, shtetasi Spiro Gj, 46-vjeç.

Tre personat e tjerë që ishin në këtë automjet mbetën të plagosur. Ndërkohë, aksidenti tjetër ndodhi në qytetin e Lushnjës, kur një kalimtar i rastit u përplas për vdekje nga një automjet. Mjeti drejtohej nga shtetasit Rafael Sefa, duke aksidentuar shtetasen M.P, 83-vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›