E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi shqiptar do të promovohet në Spanjë

Guida me titull “Shqipëria” e botuar në Spanjë, është shkruar nga dy profesorë të njohur në fushën e historisë, gjeografisë dhe sociologjisë, Prof. Eladi Romero dhe Prof. Salvador Martinez. Botimi, me informacionin që përmban në 74 faqet e tij, nxjerr në pah historinë dhe kulturën e pasur të Shqipërisë dhe Shqiptarëve.

Botimi përmban shumë informacion të shoqëuar me foto dhe imazhe mbi gjeografinë, historinë, natyrën, zakonet dhe zhvillimet e fundit demografike e shoqërore në vend. Realiteti i sotëm Shqiptar ofron për vizitorët e huaj Tre Qendra të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të cilat plotësohen nga trashëgimia jashtëzakonisht e vlefshme kulturore shpirtërore, siç janë tradita e këngës iso-polifonike, dizenjo të njohura tekstilesh, dhe lidhjet ekzemplare kulturore ndërmjet besimeve (Xhamitë, vendet myslimane, Kishat Ortodokse dhe Katolike, manastiret, Teqet e Bektashinjve), muret Bizantine, gjurmët e qytetërimit Romak dhe qytetërimeve të tjera të gjitha këto dëshmojnë për pikat e takimit ndërmjet popujve dhe civilizimeve të ndryshme, dhe për një histori të pasur e të ndryshme kulturore e cila ka evoluar përgjatë më shumë se tre mijëvjeçarëve.

Në fjalën e tij hyrëse Ministri Xhaferaj u shpreh se tashmë Shqipëria për shkak të bukurive të saj dhe realitetit që ajo ofron konsiderohet si një Destinacion Turistik me një popullaritet në rritje. Operatorët e njohur Turistikë dhe Shkruesit e Guidave të Udhëtimit cilësoi ai janë tashmë familjarë me Shqipërinë (Shqipëria është pasqyruar gjerësisht në programet dhe itineraret turistike por edhe në artikuj të veçantë të medias së shkruar dhe vizive).

Sot kemi kënaqësinë e veçantë, të prezantojmë Guidën e parë për Shqipërinë, të botuar në Spanjë e të shkruar nga dy profesorë të mirënjohur në fushën e historisë, gjeografisë dhe sociologjisë. Ky botim është padyshim rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm me Ambasadën e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri theksoi ai.

Ministri Xhaferaj, falenderoi me këtë rast Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Z. Manuel Montobbio i cili ka mbështetur MTKRS vazhdimisht, në realizimin e misionit të saj për promovimin e Imazhit të Shqipërisë, si një vend i gjallë, tërheqës dhe mikpritës me destinacione të shumta turistike bazuar në kulturën dhe bukuritë e saj natyrore. Me mbështetjen e qeverise spanjolle dhe ne bashkëpunim me UNDP ne kemi përfunduar edhe strategjinë e marketimit te kulturës, e cila synon te promovoje dhe prezantoje kulturën shqiptare me instrumentat bashkëkohore te marketingut kulturor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›