Mainz 05 cudia ne mes te Europes

Por nese ecim ne kohe dhe vijme ne ditet e sotme zbulojme se surpriza e momentit eshte Mainz 05 ne Bundeslige qe udheheq kampionatin me 6 fitore ne po kaq ndeshje edhe pse vjet luftonte per te qendruar mes me te mireve.
Fitorja 2-1 ne fushen e gjigandeve te Bayern Munchen e ka rritur shume prestigjin e skuadres modeste ku sezonin e shkuar u aktivizua edhe sulmuesi shqiptar Jahmir Hyka. Djemte e Karnavaleve eshte nofka e skuadres FSV Mainz 05 qe perfaqeson qytetin me te njejtin emer qe ndodhet ne anen lindore te lumit Ren.
Nese kete fundjave Mainz fiton edhe ndaj Hofenheimit do te barazoje rekordin me 7 fitore rresht qe nga dita e pare e Bundesliges. Mainz e ka nofken Djemte e Karnavaleve pasi duke filluar qe nga nentori dhe deri ne mars njerezit e qytetit organizojne karnavalet tradicionale. Mainzi eshte njohur perhere si skuadra e karnavaleve ndersa futbollistet jane shume te lidhur me fansat. Ata bashkohen me skuadren ne fund te cdo takimi pavaresisht rezultatit shprehet per CNN eksperti i futbollit gjerman Rafael Honigstein. Mediat vendase kane vecuar faktin se lojtaret festojne me fansat ne fund te ndeshjes.
Tre lojtaret Lewis Holtby Andre Schurrle dhe Adam Szalai jane pjese e bandes Mainz Boyband dhe kur dikush shenon gol ata krijojne banden imagjinare muzikore. Njeri eshte kitarrist tjetri baterist dhe tjetri kengetar shprehet Honigstein. Nje tjeter pike e forte e kesaj skuadre eshte edhe trajneri 37 vjecar Thomas Tuchel qe ngjason shume me portugezin Mourinho. Kemi filluar te marrim me shume letra per karnavalet dhe qytetin shprehet nje zyrtar i bashkise i cili shton se skuadra i ka dhene nje dore te mire reklamimit te qytetit.