E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baloteli perfundon ne burg

Tjeter aventure aspak e kendshme regjistrohet per futbollistin e Mancester Sitit Mario Baloteli. Lojtari eshte ndaluar nga autoritetet italiane pas kishte hyre ne nje burg femrash pa patur autorizimin e nevojshem.

Mesohet se super Mario teksa udhetonte me makinen e tij tip Mercedes Benz eshte tunduar nga dera e hapur e burgut te femrave ne Breshia dhe pa u menduar gjate eshte futur brenda bashke me mjetin e tij te cilin e ka parkuar ne ambientet e brendshme te institutit.

Por aventuara e Balotelit do te prishej nga punonjesit e sigurise te cilet kane vene re makinen e dyshimte ne parkingun e burgut dhe jane afruar per te verifikuar personat qe ndodheshin ne te.

Vume re Mercedesin teksa kalonte porten dhe se ne bord ndodheshin 2 te rinj. Pas pak minutash kuptuam qe njeri prej dy personave qe ndodhej ne makine ishte Mario Baloteli. Gjithesesi nevojitej verifikimi zyrtar nderkohe qe ne krah te tij ndodhej vellai i tij natyral 17 vjecari Enok Baruah citohen nga mediat italiane autoritetet e burgut te grave ne Breshia.

Mario dhe Ernok u mbajten per rreth 30 minuta dhe ne perfundim te gjithckaje kerkuan ndjese per shkeljen e rregullores dhe e justifikuan veprimin e tyre me faktin se u tunduan nga idea per te hyre ne nje burg grash dhe se nuk e dinin qe per kete gje duhej nje autorizim prej autoriteteve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›