Dinamo mban kreun Flamurtari e ndjek

Dinamo ka arritur nje tjeter fitore ne javen e gjashte te Superliges duke ruajtur pozitat ne vendin e pare me 15 pike ne krye te klasifikimit.
Kampionet e Shqiperise arriten te mposhtin me rezultatin e ngushte 2-1 Elbasanin ne kryeqytet ku lojtari me i mire ne fushe Elis Bakaj ka shenuar dy gola per blute ne minuten e 33-te dhe 65-te. Nderkohe avantazhin e perkohshem miqve nga Elbasani ua dha Endri Dalipi ne minuten e 15-te.
Ne takimin tjeter Flamurtari rikthehet tek fitorja pas deshtimit ne fushen e Teutes. Vlonjatet munden paster 3-0 Kastriotin qe e sheh veten ne veshtiresi pas kesaj disfate. Golat per vendasit u shenuan nga Lenaj ne pjesen e pare dhe Shehaj e Xhafa ne 45 minuteshin e dyte. Me kete fitore Flamurtari ngjitet ne vendin e dyte me 13 pike dy me pak se kryesuesit.