Kuzhe Federata mendon per pasardhesin

Mjeket te cilet e kane vezhguar gjate 24 oreve qe nga shtrimi i tij pasditen e se enjtes kane theksuar edhe nje here nje stabilitet te parametrave nje shenje qe sipas tyre eshte teper pozitive kur behet fjale per nje diagnoze si hemorragjia celebrale.
Gjithsesi sipas tyre parametrat e 72 oreve te para do ti japin atyre mundesine per te percaktuar edhe vazhdimesine e trajtimit te Josip Kuzhes.
Kur behet fjale per kete semundje zona ku ka ndodhur hemorragjia eshte shqetesuese. Deri diku jemi optimiste dhe shpresojme qe pasojat te jene minimale shprehet mjeku Nikolin Filipi. Me shpresen dhe urimin qe Josip Kuzhe te kete nje sherim sa me te shpejte nje diagnoze e tille kerkon te pakten 4-5 muaj riaftesim te plote dhe per me teper ngarkesat emocionale nuk mund te perballohen nga te semure me kete diagnoze.
Si rrjedhoje duket se Federates Shqiptare te Futbollit i duhet te mendoje me seriozitet nje emer te ri qe mund te drejtoje pankinen kuqezi per keto eliminatore ndoshta deri ne riaftesim te plote te Josip Kuzhes ndoshta pergjithmone.
Gjithsesi dy ndeshjet e radhes jane shume prane dhe me aq sa kuptohet drejtimin e kuqezinjve do ta marre zevendesi Mustedanagic. Xhemal Mustedanagic ka lindur ne Bosnje dhe per ironi te fatit ndeshja e tij e pare nen drejtimin e kombetares sone nese do te jete ai do te luhet perballe perfaqesueses se tij Bosnje Hercegovina nje kundershtar i nje niveli me larte se ne por tani duket se ka edhe fatin ne favor.