Mainzi konsideron Hykën një gabim
Transferimi i tij në Gjermani te Mainci në vitin 2008 u shoqërua me shumë bujë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtypin gjerman, por dy vite më vonë konsiderohet si një gabim për nga ky klub i Bundesligës. Hyka ka milituar në radhët e këtij ekipi në të dyja ligat, në të dytën në 2008-2009 dhe në të parën në 2009-2010, ku në total është aktivizuar vetëm 13 ndeshje (5 prezenca dhe 0 gola në Bundesliga II dhe 8 takime dhe asnjë gol në Bundesliga I), në shumicën prej të cilave ka zbritur në fushë si zëvendësues në minutat e fundit. Tani Mainci po mendon për merkaton dhe premton se do të tregohet i kujdesshëm. “Që nga përvoja në blerjen e Jahmir Hyka, ne tregohemi shumë të kujdesshëm në evidentimin e blerjeve të reja”, sqaroi menaxheri i skuadrës, Aksel Schuster, i cili nënvizon se Hyka nuk ka shënuar asnjë përmirësim gjatë këtyre dy viteve.
#