E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja e Regbisë nis të marrë formë

Zhvillimet

Kombëtarja shqiptare e Regbisë, e lindur rastësisht, nga një ëndërr e vogël, ditë pas dite duket se do t’ia dalë të realizohet dhe është duke bashkuar emigrantët e shpërndarë në të gjithë Italinë: Lojtarë të njohur, si Sevian Daupi i Venecias, Ogert Pako i Algeros, apo djem që militojnë në kategori inferiore. Por para së gjithash me shumë djem shqiptarë që kërkojnë te topi oval një moment shfrimi, një rrugëdalje që në Itali, me krizën, është vështirë ta gjesh diku tjetër. Një mënyrë për që qenë të bashkuar dhe për të sjellë regbinë në Atdhe, nisur edhe nga fakti se në Shqipëri regbie është thuajse e panjohur. Për momentin ajo shqiptare është një përfaqësuese, grumbullohet, stërvitet dhe në qershor, më në fund do të zbresë në fushë. Kundër përfaqësueses Dogi (asaj kelte). Ndërkohë që pritet edhe lindja e federatës së rebisë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›