E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maj, rritet çmimi i naftës, bien ushqimet

Muaji maj ka vazhduar të jetë me rritje çmimesh kryesisht në transport për shkak të rritjes së çmimeve të naftës. Gjatë muajit Maj çmimi i naftës shënoi një rritje prej 6.1 përqind, dhe çmimi i benzinës në rritje prej  4.3 përqind. Çmimet e transportit interurban gjatë këtij muaji u rriten me 2.3 përqind.Të dhënat u bënë të ditura nga Instituti i Statistikave INSTAT.

Ndryshimi vjetor në muajin Maj është 4.2 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.4  përqind.

Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 2.7 përqind,  me një ndikim prej -1.0 përqind në totalin e ndryshimit mujor. Brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 19.6 përqind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”. Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të kastravecëve me 50.9  përqind, domateve me 34.6 përqind, specave me 26.4 përqind, patëllxhanëve  me 19.3 përqind, patateve me 11.0 përqind etj. Indeksi në nëngrupin ”vajra dhe yndyrna” shënoi një ulje prej 0.5 përqind, ku mund të përmendim uljen e çmimit të vajit të gatimit me 1.7 përqind. Edhe indeksi i nëngrupit ”qumësht djathë e vezë” shënoi një ulje prej 0.1 përqind, ku mund të përmendim uljen e çmimit të vezëve me 4.4 përqind. Gjatë muajit  Maj çmimet në disa nëngrupet e tjera të grupit të ushqimeve shënuan një rritje, ku mund të përmendim rritjet në nëngrupet,  “bukë e drithra”  1.2 përqind,  ”peshk”,   0.1 për qind, ”mish”  0.1 përqind ”fruta”  0.1 përqind etj.

Indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” shënoi një ulje prej 0.3 përqind, duke pasur një ndikim prej – 0.01 përqind në totalin e ndryshimit mujor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›