KH: Zgjedhjet më keq të organizuara në Maqedoni
Sipas raportit të fundit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, zgjedhjet e para të parakoshme në Maqedoni llogariten zgjedhjet më keq të organizuara në historin e saj.Në raport thuhet se KSHZ vendosi të ketë rivotim në 193 vendvotime me reth 190 mijë votues potencial në njesin zgjedhore numër 1, 2 dhe 6. Sipas këtij raporti shumica e incidenteve në ditën e zgjedhjeve ku janë përdorur edhe armë kanë ndodhur në zonat e banuara me shqiptarë. Komiteti i Helsinkut vlerëson se fuqia e pushtetit zbatohet nga partitë politike dhe jo nga strukturat legjitime institucionale. (INA)