Raporti, rriten shpenzimet për armatime
Shpenzimet për armatimin janë rritur në të gjithë botën. Instituti për hulumtime paqësore në Stokholm, SIPRI, bën të ditur se buxheti për këto lloj shprenzimesh është rritur në 6%, që do të thotë gati 860 miliard euro. Në bazë të të dhënave të raportit mësohet se shpenzimet më të mëdha janë shënuar në Evropën Lindore, duke përfshirë edhe Rusinë. Të dhënat më interesante janë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas raportit, gati gjysmën e shpenzimeve në botë, me rreth 45% , e zë SHBA-ja, ndërkohë Gjermania zë vendin e gjashtë në botë për shpenzimet e bëra në lidhje me armatimet. Në tregtinë ndërkombëtare të armëve, instiututi ka konstatuar se ka një rritje aktuale deri në 7%.