Majë thanës në Petrelë
Ditët e fundit, disa media audio-vizive dhe ato të shkruara i lanë vend edhe një bisede tjetër të kryeministrit tone me gazetarë. Këtë herë jo si zakonisht, pra nga tryeza ovale e mbledhjeve të Qeverisë. As nga brigjet e detit Jon, ku ai më së shumti bën çdo vit në këtë kohë pushimet për vete dhe familjen e tij. Nga Kalaja e Himarës, tani zoti Berisha u shfaq në një tjetër lartësi, te Kalaja e Petrelës. Mirëpo, po të konsiderohej vizita këtu si thjesht private, ndoshta nuk do të ishte e nevojshme të thirreshin kronikanët e të përditshmeve. Madje, edhe nëse këta do të tregoheshin shumë të shkathët për të ngjitur kodrat e një zone sa historike po aq edhe rurale në jug të Kryeqytetit, në ndjekje të këmbëve kryeministrore drejt vendit ku Mamica, e motra e Heroit tonë Kombëtar - Gjergj Kastrioti Skënderbeu, siç thuhet u bëri ballë sulmeve otomane në shekullin XV, vështirë se do të merrnin përgjigje për pyetjet e tyre, të cilat sidoqofshin do të prishnin disi romantizmin e vizitave të tilla. Megjithatë, me sa duket dhe merret vesh, përfaqësuesit e shtypit përsëri nuk dolën të zhgënjyer. Kryeministri ynë u tregoi atyre dhe i dha mesazhe publikut për mjaft ngjarje të aktualitetit, që nga përpjekjet për zgjidhje të mundshme të krizës politike deri te çështja e deklarimit të pasurive. Dale, dale, edhe pohoi se, në vendin tonë ka ende njerëz që rrojnë në mjerim, por që gjatë mandatit të qeverisjes së tij nuk paska për të pasur të tillë. Nuk do të ketë të tillë, ngaqë atyre do t'u përmirësohet jetesa në këtë kohë thellimi të krizës ekonomike apo se mjerimi i tashëm do t'i shpjerë shumë shpejt në atë botën tjetër, kjo nuk u bë fort e qartë. Por, nejse, edhe pse shumica e atyre që ndoqën konferencën e shtypit të organizuar brenda asaj kalaje mesjetare ndoshta nuk do të dinin nëse atje prodhohet apo jo thana, metafora që lidhet me pemën e kësaj frute u shkon mjaft mirë edhe retorikave të shprehura nga një kupolë mbi Tiranën.
Ja, kështu, prej këtij pozicioni nuk u shmangën edhe disa sqarime rreth sulmeve gjatë kohëve të fundit të opozitës në adresë të një deputeteje demokrate, e cila akuzohet, veç të tjerash, për mosdeklarim të pasurisë shumëmilionëshe të saj dhe të partnerit bashkëjetues të vet. Kaq e nevojshme ishte për t'u trajtuar atje kjo temë?! Mos vallë për hir të ngjashmërisë së madhe midis një Mamice historike dhe një Albane, te e cila ca e ca venë re që për meritë të mundshëm të saj i ndryshon vetëm njëra gërmë nga përemri i së parës?!... Vështirë të japësh përgjigje të saktë. Ndërkohë që dihet se si është përballur publikisht Zonja Vokshi me sulmet opozitare: në fillim, duke thënë që babai i fëmijëve të saj, Tartari i ka filluar bizneset private që në vitin 1990(?); më tej, duke u shfajësuar se milionat dhe miliardat që i derdhen në familje nuk i ka deklaruar ngaqë ekziston një vakuum ligjor, për çka nuk detyrohet ta bëjë këtë deklarim; pastaj tregoi një kartë, që sipas saj përmbante tekstin e një kontrate apo një lejeje ndërtimi në Kryeqytet, për dhënien e së cilës Kryetari i Bashkisë së Tiranës i paskej kërkuar të shoqit të vet 20 për qind (sipas saj, jo më pak se 100 milionë euro) të vlerës së gjithë punimeve që do të kryheshin, a thua se mund ta besojë kush që një kompani e vetme do të investonte në Tiranë, njëkohësisht dhe krahas shumë firmave të tjera, më se 500 milionë euro.
Do të ishte humbje kohe të analizosh vetëm në këto radhë të pakta deklarata të tilla të një zonje, e cila nga inati humbet edhe logjikën më elementare, duke u treguar madje e gatshme që, pa u dhënë deputetëve socialistë përgjigje konkrete për sulmet ndaj saj, të shprehë gatishmërinë për t'u përballur me Kryetarin e opozitës në ndonjë studio televizive. Kështu pra, mbase për ta ndihmuar atë në këtë 'përleshje' me kushte aspak të barabarta, tani del lideri politik dhe ekonomik i Vokshit, Sali Berisha, i cili kërkon që bashkëjetesat duhen rregulluar me ligj, me një ligj tërësor, pasi ai aktual nuk e parashikon deklarimin e pasurisë së atij me të cilin bashkëjeton(?). "Duhet të hartohet një ligj i ri, ku të bëhet i mundur edhe deklarimi i pasurisë prej personave që bashkëjetojnë me personat publikë" - thotë Sali Berisha.
Mirëpo jo vetëm që kuptimi i bashkëjetesës dhe përfitimet apo detyrimet e saj, si edhe modelet që ndiqen në kësi raste, Kodi i Familjes së Republikës së Shqipërisë i parashikon në disa dispozita (neni 163, 164 etj.), s'mund të harrohet edhe që ka një ligj për parandalimin e konfliktit të interesave, miratuar dhe hyrë në fuqi më 2005, që urdhëron deklarimin e pasurisë, si të personit publik, ashtu edhe të personave që janë të lidhur me të. Kështu, gjatë shqyrtimit të tij dhe në bashkërendim edhe me dispozitat që përmban ligji për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, inspektorit të Lartë të kësaj fushe i lind e drejta juridike të iniciojë hetimin e njërit apo tjetrit, në deklarimet e të cilëve vërehen mungesa sinqeriteti ose mangësi.
Gjithashtu, është e qartë që hartimi, përpunimi i një ligji të ri bën të domosdoshme që ky të mos ndeshet me germën dhe frymën e akteve të mësipërme. Por, edhe sikur të synohet që të plotësohen më tej dispozitat ligjore të deritanishme, një ligj i ri, i pjesshëm apo tërësor, më së paku do të mund të miratohej me shumicë të cilësuar, pra me 84 vota të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Pikërisht, ashtu siç janë miratuar, në bazë të nenit 81/2/a/d/e të Kushtetutës, Kodi i Familjes dhe ligjet e përmendur më lart. Në këto kushte, sidomos kur deputetët opozitarë njëzëri denoncojnë "çështjen Vokshi", do të ishte e pabesueshme që këta t'i përgjigjen thirrjes së Berishës, sipas së cilës, një ligj i tillë të përkrahet edhe nga Partia Socialiste. Përkundrazi, në mjediset e saj, sikurse edhe në qarqet e intelektualëve në përgjithësi dhe të juristëve në veçanti, kjo thirrje mund të shkaktonte edhe ilaritet, duke u përsëritur që Sali Berisha flet "si e ëma e Zeqos majë thanës". Kësaj here, për saktësim duhet treguar Petrela.