"Silvano", trishtetenë një opera
FIER- Në odeonin e Apolonisë do të shfaqet premiera e operës "Silvano" të kompozitorit të mirënjohur italian Pietro Mascagni, një bashkëprodhim trepalësh shqiptaro- italiano- greke. Opera do të shfaqet në Shqipëri më 2 shtator, ora 20.00 e më pas në Piazza Duomo, Cerignola, më 5 shtator 2010, ora 21.00 dhe Teatrin e Korfuzit, më 8 shtator ora 21.00.
Për herë të parë një nga veprat e njohura të kompozitorit Italin Pietor Maskanji, me libret të Giovanni Targioni Tozzetti, do të jepet premierë në Shqipëri, në odeonin e qytetit ilir të Apolonisë. Falë një projekti të fondacionit "Jakov Xoxa", shoqatës "Artistet Interprete" dhe institutit Italian të Kulturës, në kuadër të festivaleve "Apolonia International Festival" (AL), "Settembre Mascagnano - Premio Mascagni" (It), "Corfu Chamber Opera" (gr), kjo vepër lirike italiane me dy akte do të interpretohet së pari në skenën shqiptare më 2 shtator dhe më pas në Piazza Duomo, Cerignola, më 5 shtator 2010, ora 21.00 dhe Teatrin e Korfuzit më 8 shtator ora 21.00. Ngjarja e operës zhvillohet në ditët tona, në një qytet të vogël bregdetar të Adriatikut jugor.
Peshkatari Silvano ka qenë i shtrënguar, për rrethana të varfërisë, të bëhet kontrabandist dhe të largohet nga qyteti i tij, duke braktisur të afërmit dhe të fejuarën Matilda. Jeta si kontrabandist e çon kundra ligjit dhe shpejt shkon në burg. Mbasi, mbaron dënimin dhe merr faljen, Silvano mund të kthehet në shtëpinë e tij tek e dashura. Qytetarë dhe peshkatarë e presin në shesh, duke i bërë thirrje atij dhe një peshkatari tjetër, Renzos, të pajtohen e të sillen si miq. Por Silvano zbulon se Matilde, e fejuara, gjatë kohës së mungesës së tij, ka pasur një marrëdhënie dashurie me Renzon, peshkatar violent e agresiv. Dhe ndodh që, ndërsa Matilda është duke u ndarë përfundimisht nga Renzo, pikërisht në momentin qe ajo po i thotë atij lamtumirë për t'u kthyer tek i dashuri i vërtetë i saj (Silvano), ky i fundit befas i gjen bashkë në shkëmbinjtë afër bregdetit. I verbuar nga xhelozia, Silvano humb arsyen dhe e qëllon për vdekje Renzon. Tashmë i tërbuar nga rrethanat fatkeqe, ai merr arratinë duke braktisur rishtas Matildën dhe qytetin e tij.
Realizimi artistik i kësaj opere është bëri i mundur nga regjia e Milto Kutalit dhe Guia Farinelli Mascagni, me skenografi të Eli Xoxës, ndërsa kostumet janë marrë nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Mjeshtre e korit, e mirënjohura Suzana Turku dhe Mary Kostandinidou nga Greqia. Muzika e operës do të ekzekutohet nga "Apolonia Symphonic Orchestra", kori miks Selanik, dirigjent Ettore Papadia, producent i shfaqjes Agron Xoxa, ndërsa drejtor artistik Agim Duro. Personazhet interpretohen nga Maria Monopoli në rolin e Matilde, Francesco Zingariello në kryerolin e Silvanos dhe më pas Sofia Kole (Rosa), Solen ALLA (Renzo), Blerina RUCA (figurant).
Sipas producentit Agron Xoxa "projekti është konceptuar si një projekt i turizmit kulturor dhe nuk është aspak rastësi, por një vijimësi karakteristike që mbështetet tek prioritetet e qeverise Shqiptare dhe ato të MTKRS-së, mbi promovimin dhe realizimin e aktiviteteve gjatë sezonit turistik. Nëpërmjet realizimit të kësaj opere, së pari synojmë promovimin e vendeve turistike nëpërmjet aktiviteteve artistike e kulturore; së dyti: aktivizimi i artisteve të rinj e të konfirmuar gjatë sezonit veror, kur aktivitetet kalendarike të institucioneve artistike qendrore e vendore janë në pushim të plot; së treti: realizimi i bashkëpunimeve në rrjet i aktiviteteve artistike midis institucioneve dhe artisteve shqiptare me ata evropianë e me gjere; së katërti; thithja e turisteve shqiptarë e të huaj në vende të ndryshme historike, nëpërmjet realizimit të aktiviteteve artistike në këto vende". Premiera e kësaj opere në Shqipëri vjen me rastin e 65-vjetorit të vdekjes së kompozitorit të shquar italian Pietro Mascagni dhe 115- vjetorit të shfaqjes së parë në Milano, Teatro alla Scala (25 Mars 1985).
(m.a/GSH/BalkanWeb)