Vokrri Nuk bejme pazar me serbet qe te pranohemi ne FIFA

Kosova ka reaguar pas propozimit të Serbisë që ta lidhë çështjen e saj me atë të Republikës Serbe të Bosnjës.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka deklaruar se nuk do të bëhen pazare për të siguruar hyrjen e Kosovës në futbollin ndërkombëtar në mënyrë zyrtare.
“Çështja e Republikës Serbe të Bosnjës duhet të diskutohet mes Beogradit dhe Sarajevës, - ka thënë ish-futbollisti i Prishtinës dhe Partizanit të Beogradit, - ne nuk bëjmë një pazar që nuk na takon”.
“Sa për të luajtur me Serbinë, jemi gati ta bëjmë këtë edhe në Banja Lluka”, - ka shtuar presidenti.
Vokrri ka shtuar se është i mërzitur me FIFA-n që nuk po e ndihmon sa duhet Kosovën, një shtet që deri tani e kanë njohur 100 vende në botë.
Çështja e Republikës Serbe të Bosnjës doli në bisedimet mes presidentit të FIFA-s Blater dhe presidentit të Federatës Serbe, Karaxhiç, në Beograd dy ditë më parë, ndërsa numri 1 i futbollit botëror ftoi serbët që të ndihmonin për të arritur një zgjidhje kompromisi në mënyrë që kosovarët të fitojnë të drejtën për të luajtur futboll.