E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majemi fitoi ndeshjen e peste finale ne Konferencen Lindore

Majemi fiton 90-79 ndeshjen e pestë në finalen e Konferencës Lindore ndaj Indianës dhe tashmë kryeson 3-2.
Ylli më i madh i NBA-së, Lebron Xhejms, u tregua vendimtar me 30 pikët e shënuara në pallatin e sportit në Majemi të Floridës.
Dueli ishte tepër i fortë dhe skuadra mike rezistoi mjaft mirë.
Vendimtare ishte perioda e tretë, kur menjëherë pas pushimit Xhejms tregoi nivelin më të lartë të tij, duke shënuar kosha njërin pas tjetrit dhe duke përmbysur rezultatin në favor të Majemit.
Ndeshja e gjashtë do të luhet në Indiana duke u gdhirë e diel dhe Majemi kalon në finale nëse arrin të fitojë.
Finalistja e parë e NBA-së është San Antonio Spërs që fitoi titullin në Konferencën Perëndimore pasi mundi Memfisin me rezultatin e thellë 4-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›