E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biazi nis perzgjedhjen e formacionit per ndeshjen me Norvegjine

Nga grumbullimi i parë tek debutimi me fanelën kuqezi. Kjo mund të ndodhë me Jurgen Gjasulën, mesfushorin e Dusiburgut në Gjermani.
Trajneri Xhani De Biazi po përvijon formacionin me të cilin mund të luajë ndaj Norvegjisë më 7 qershor në eleminatoret e Botërorit dhe përveç Tefik Osmanit në qendër të mbrojtjes, po mendon edhe për tiranasin emigrant në Gjermani.
Trajneri italian ka zgjedhur fillimisht Renato Arapin në krahun e djathtë të mbrojtjes, por kjo mund të ndryshojë me ardhjen e 8 lojtarëve të tjerë që priten në grumbullimin në Durrës.
Një alternativë për mesfushën duket Armando Vajushi, ndonëse ai njihet më shumë si sulmuesi
Vajushi po ashtu shihet si zgjedhje për mesfushën, duke qenë me tipare sulmuese, ndërsa mund të luajë fare mirë në krah.
Ndërkaq, FSHF ka njoftuar se tifozët do të mund të blejnë biletat duke nisur nga data 4 qershor.
Federata e ka shtyrë afatin e shitjes së tyre për të ulur efektin negativ në tregun e zi.
Ka vetëm dy pika për shitjen e tyre, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” dhe në Rrugën e Barrikadave, te kioska e zakonshme tek 9-katëshet.
Çmimet e biletave shkojnë nga 8 000 në tribunën kryesore deri në 500 lekë në tribunat pas portave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›