E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli Benitez kerkon Mario Gomezin nga Bajerni

Nëse Edinson Kavani largohet, trajneri Rafael Benitez kërkon sulmuesin Mario Gomez tek Napoli.
Kjo mund të jetë lëvizja e parë e trajnerit spanjoll në Itali. Ai prezantohet më 2 qershor dhe duket se Kavani do të jetë tepër i vështirë për t’u mbajtur, ndonëse sipas agjentëve, ekziston mundësia të luajë edhe një sezon në Napoli.
Gomez mund të largohet nga Bajerni i Mynihut për shkak të rritjes së konkurrencës te kampionët e Europës, ndërsa Napoli do të siguronte një lojtar që shënon shumë gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›