Erik Abidal i jep lamtumiren Barcelones
Emocione të forta, lotë, përqafime dhe duartrokitje.
Konferenca për shtyp e Erik Abidal për t’i thënë lamtumirë Barcelonës ishte sa dramatike aq edhe e dyshimtë. Futbollisti përsëriti shpesh herë dëshirën e tij për të qëndruar te Barcelona.
“Është një vendim i vështirë, por duhet ta pranoj. Unë dua të vazhdoj të luajë dhe dua të bëj këtu te Barcelona, por kjo është e pamundur”- u shpreh Abidal
Gjithcka e kotë. Cdo gjë është vendosur. Abidal e di që ska kthim pas, cohet dhe shkon të përqafojë të gjithë shokët dhe stafin teknik të skuadrës. Ishin të gjithë atje: nga Messi te Vijanova. Shumë dashuri, respekt dhe stimë. Dicka që shkon kundër me vendimin e klubit. Shumë pyetje për të njëjtën gjë, në spanjisht, frengjisht dhe dialektin kataluanjas. Asnjë përgjigje e drejtpërdrejtë, as nga presidenti Sandro Rosell.
“Nuk jemi këtu për të folur për futboll. Ishte shumë e vështirë. Por bëhet fjalë për jetën”-tha Rosell.
Rosell i ofron Erik Abidal një post në shkollën e futbollit. Dicka që duket si lëmoshë për një lojtar që hodhi poshtë cdo parashikim. Edhe atë të mjekëve, duke u kthyer në fushë pas dy operacioneve në mëlcinë e sëmurë. Tani 33 vjecar Abidal kërkon të luajë sërish. E sigurt është që nuk do ta bëjë te Barcelona, ashtu sic është e sigurt se cdo skuadër tjetër që do ta presë do të fitojë jo vetëm një mbrojtës të shkëlqyer, por edhe një njeri të madh.