E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sven-Goran Eriksson, trajner i Bullgarisë?

Nga Bullgaria, Eris Karagjozi
- Një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Bullgare të Futbollit prej disa kohësh është në bisedime e sipër me Sven-Goran Erikson. Suedezit, i cili për herë të fundit drejtoi Kombëtaren e Anglisë, i është propozuar të bëhet trajner i Kombëtares bullgare, ndërsa pritet që kontrata të hyjë në fuqi nga data 1 korrik. Pervec Eriksonit, altenativa për t'u vënë në drejtim të bullgareve jane edhe disa specialistë të tjerë nga Europa Perëndimore. Një burim nga federate e futbollit thotë se trajneri i ri, me siguri do të jetë i huaj. Emri i trajnerit do të bëhet i ditur në fund të muajit Maj. Sic dihet tashmë, Stanimir Stoilov do të jetë në postin e trajnerit të Bullgarisë vetëm për dy ndeshjet e radhës me Bjellorusinë. (Ne foto: Stiv Meklaren, trajneri aktual i Anglise dhe ish-trajneri Erikson)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›