E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizem totalitar

Reparti ushtarak i Surrelit do te kthehet ne park te totalitarizmit. Ministria e Kultures me propozim te Bibliotekes Kombetare dhe Galerise Kombetare te Arteve ne fund te vitit te kaluar i kerkoi Universitetit Polis asistencen e eksperteve te tij per te hartuar nje projekt-ide konceptuale per krijimin e parkut/arkives kombetare te librit dhe artit te realizimit socialist ne nje objekt shteteror ushtarak prane malit te Dajtit. Dje ky projekt eshte hedhur per debat publik

Reparti ushtarak i Surrelit qe ndodhet ne periferi te Tiranes rruges Dajtit prej dites se djeshme eshte rrethuar nga nje projekt-ide per te krijuar parkun arkiven kombetare te librit dhe artit te realizmit socialist te quajtur park te socrealizmit.

Ose park te totalitarizmit Per zonen ushtarake me rreth 2800 m2 eshte bere dje publike finalizimi i fazes se pare te projektit per te cilen preventivi deklarohet se shkon nga 1.1-2.2 milione euro. Nisma eshte mbeshtetur nga Ministria e Kultures me dy institucione partnere Biblioteken Kombetare dhe Galerine Kombetare te Arteve.

Kete projekt per mediat e ka prezantuar dhe shpallur njekohesisht per debat te hapur publik ministri i kultures Ferdinand Xhaferaj. Xhaferaj ka zbuluar se ideja ka ardhur fillimisht nga drejtori i Bibliotekes Kombetare per tu lehtesuar institucionet e kultures nga mbingarkesa e librave sidomos perkthimeve pafund staliniste kryer ne 45 vitet e diktatures.

Keto dy institucione partnere Biblioteka kombetar edhe Galeria Kombetare shprehen shqetesimin se cfare do te behet me disa fonde te realizmit socialit te stalinizimit te cilat kishin bllokuar funksionimin normal. Eumlshte paradoksale qe fondet e stalinizmit te bllokojne zhvillimin normal te salles italiane apo britanike ne BK.

Midis alternativave te magazinimit te mbetjes se asaj kohe dhe alternatives per ti bere funksionale apo rivleresuar ne kushte te reja Ministria e Kultures ka zgjedhur kushtet e reja me idene per ti dhene Tiranes nje atraksion kulturor dhe turistik.

Sepse duhet pranuar qe Tirana i ka te pakta keto atraksione - tha ministri. Ideja ka gjetur mbeshtetje edhe nga Kryeministri Berisha ndersa ministri i Mbrojtjes ka vene ne dispozicion kompleksin e repartit ushtarak. Mendojme se keshtu i sherbejme mire jo vetem turizmit por dhe kujteses kombetare sepse ndjehej e domosdoshme qe gjenerata e re shfaqet e mjegullt jo shume e informuar sa i takon tmerreve qe prodhoi ai sistem - tha Xhaferaj.

Dje u shpall projekt-ideja me kontributin e Universitetit Polis i cili nga nje projekt ide e kerkuar ka shpallur pese te tilla ndersa ministri ka menduar se mbetemi stoik se zgjidhja me e mire vjen pas nje debati publik. Te vendosur ne nje panel drejtori i Bibliotekes Kombetare Aurel Plasari ministri i Kultures Ferdinand Xhaferaj drejtori i Galerise Kombetare te Arteve Rubens Shima dhe rektori i Universitetit Polis Besnik Aliaj projektin e kane prezantuar para medieve si nisje te nje debati publik deri ne zgjidhjen e duhur pa deklaruar afat kohor.

Nje zeri drejtuesit e institucioneve kulturore kane treguar se magazinat jane mbushur me fonde nga socrealizmi qe mund te cojne ne shkaterrim te pjeses tjeter prurjeve te reja ne keto 20 vite. Nga ana tjeter terheqja e vemendjes ne periferi te Tiranes aty ku ka qene ne kohen e diktatures kompleksi ushtarak eshte vleresuar nje pozicion dhe pike referimi e lakmueshme e zgjedhur per atraksion turistik qe do te sherbeje edhe si kujtese kombetare. Eumlshte sqaruar se kjo vjen dhe per arsye se gjenerata e re eshte e painformuar per tmerret e komunizmit.

Plasari ka shpjeguar ose justifikuar me ne detaje pse po i pergjigjet ketij projekti prej te cilit ka dale dhe ideja duke thene se jane zona te tera te bllokuar te Bibliotekes se re nga letersia e periudhes staliniste qe pengojne hyrjet e reja dhe ne ndertesen e vjeter thaset tashme bllokojne venien ne funksionim te salles britanike nje marreveshje qe biblioteka ka nenshkruar me keshillin britanik pengojne sallen italiane ne ndertesen e vjeter. Ne funksion te cliruar jane vetem ajo gjermane dhe salla enciklopedike Lumo Skendo.

Plasari shpjegon se situata eshte trajtuar me specialistet e bibliotekes diskutuar me te gjitha menyrat dhe parametrat profesionale ne perfundimin se ekziston nje proces i pastrimit te fondeve. Eumlshte respektuar mendimi i specialisteve se nuk duhet zhdukur ky fond.

Dhe ato fonde qe jane te stalinizmit nuk kane ndonje interes te perdorimit te shpeshte publik kane qarkullim te ngadalte kersheror te kuriozitet historik. Ne do ti ruajme si kujtese historike dhe kjo zgjidhje qe eshte propozuar nuk eshte ndonje zgjidhje origjinale po te pranojme kete eshte nje zgjidhje e perdorur ne disa vende te Evropes Lindore qe jane gjendur ne te njejten situate si kjo shqiptare. Nje mbingarkese te situates ku vetem hyjne libra dhe nuk dalin. Edhe zgjidhja permes dy magazinave nuk ka qene e deshirueshme prej tregon Plasari sepse eshte menduar se keto koleksione duhet te jene te aksesueshme qofte per kuriozitetin historik te studiohen. Nje moment me fat per interesin tone por nje moment me fat qe kemi nje minister mbrojtjeje qe eshte njeri i kultures i cili e kuptoi nevojen dhe e miratoi me te konstatuar gjendjen alarmante na vuri ne dispozicion keto mjedise me vlera te rralla turistike. Plasari tha se procesi i pastrimit te fondeve nuk ka interes publik dhe se kjo do te kete vazhdimesine ne parkun e socrealizmit si kujtese publike. Se per cfare fondesh behet fjale cilet autore ose libra do preken nga ky projekt Plasari eshte pergjigjur se nuk jane fonde kombetare. Eumlshte pjesa e librave ruso-sovjetike perkthime per kooperativat bujqesine etj literatura fashiste qe ka te beje me pjesen ordinere te ushtrise si veshjet etj. Plasari nga ky selektim thote se fondet staliniste jane me te medha se ato britanike. Sigurisht nuk eshte Pushkini apo ndonje letrar por pjesa e propagandes staliniste.

Ky vendim eshte marre nga BK duke iu referuar modeleve evropiane kur ndeshen me mbingarkesen e librave. Ndaj zgjidhja e ketij problemi sipas Plasarit ishte ide e mire dhe fat qe ky interes perkon me ministrine.

Eumlshte vleresuar ne projekt ruajtja e kujteses historike Ne fakt eshte cilesuar nje moment me fat qe minister i Mbrojtjes vjen nga kultura pra behet fjale per zotin Arben Imami i cili ka mbeshtetur projekt-idene per ta shnderruar kompleksin ushtarak ne nje zone historike duke funksionuar si park i socrealizmit.

Pervec pjeses historike kjo zone eshte pranuar si nga me te bukurat per nga vlerat natyrore.

Ndersa Rubens Shima drejtor i Galerise Kombetare te Arteve ka folur per pjesen e fondeve te ketij institucioni duke treguar se pari se jane marre ne mbrojtje monumente qe lidhen me anen e propagandes si bustin e Stalinit apo Leninit. Disa kane humbur nga ky inventar. Ne kete prezantim edhe Shima eshte ankuar se duhen magazina se kane krijuar mbingarkese se bashku edhe me fondet qe ka Galeria. Ndaj edhe Shimes ky propozim i ka ardhur per shtat per te qene i gatshem ne transferimin e disa skulpturave apo busteve te derdhura ne gips ose bronz qe kane rendesi historik dhe aspak artistike. Jane monumente qe paten pushtuar dikur sheshet dhe skulptura qe kane zene magazinen ne Qendren e Artit aty ku behet derdhja e busteve. Drejtori i GKA-se i eshte referuar modeleve te kryeqyteteve te Evropes Lindore dhe ne kete rast ka theksuar vleren e shtuar per turizem

Ky projekt-propozim eshte bere nga Besnik Aliaj nga Universiteti i Polisit. Aliaj ka treguar se kane punuar rreth 6 muaj per projektin duke konsideruar idene se glorifikimi eshte aq me rendesi sa edhe harresa. Njohja me problematiken cmitizimi i nje koncepti qe do ti coje drejt nje projekti qe ne thelb ka nevojen reale pra nevojen emergjente per clirimin nga e kaluara dhe se arkivi qe do te zere siperfaqen e ideuar do te hyje ne pune edhe si studim jo si arkiv banal por ne nje nivel kulture jo vetem per te reflektuar por edhe si turizem... jane arsyet pse i cuan nje grup njerezish drejt projektit te parkut socrealist. Eumlshte krijuar nje ekip u tha prej 15 vetesh per ndjekjen e debatit publik te cilet kane pasur parasysh potencialin e masivit malor te Dajtit ne ide.

U shfrytezua kjo depo ushtarake ne pjesen lindore te Dajtit si mundesi me e mire sepse sipas projektuesve qe perfshin linjen e itinerarit Durres - Tirane ku evidentohet kalimi nga betoni te natyra. Por ne fakt nuk eshte lene pa permendur se ky park ka brenda problemin me te madh krijimin e nje debati politik per cngurtesuar debatet nga e kaluara nje lloj cmitizimi. Ndersa referimi kundrejt ketij vendi lidhet me parahistorine e kompleksit ushtarak te Surrelitqe vjen per shtat me idene duke qene nje ish zone militare e trasheguar nga diktatura nje lloj ndermjetesimi te informacionit me kete te kaluar.

Pjesa analizuese i ka takuar modeleve te njejta referuar se njejtes histori ne vendet ish komuniste. Eumlshte marre modeli i Kilit muzeu hebraik Shtepia e terrorit ne Hungari apo modeli cek se si nuk harrohet komunizmi apo deri ne Rusi ne te cilat objektet pa lidhje artistike jane integruar per artin bashkekohor. Eumlshte deshmi e madhe per kete - u tha per te ndare Tiranin nga Viktima. Eumlshte komentuar se gjithe kjo nuk mund te behej dhe pa nderhyrjen dhe pjesemarrjen e eksperteve nderkombetare. Ndryshe Surreli EKG projektohet si radiograme nga ana arkitekturore ku si nisje do te jete restaurimi i godinave. E dyta eshte pare si potencial energjie per tju shmangur atij inflacioni kulturor qe mblidhet ne qender te Tiranes. Brenda kesaj eshte dhe projekti sureal nje dizajn ironie midis betonizimit te Tiranes ku muri do te sherbeje si element simbolik per cfare ndodhi ne izolim e shfaqur kjo ne mes nje natyre te qete dhe asaj qe ndodh nentoke

Dhe e fundit eshte menduar qendrimi dhe reflektimi gati si perseritje e atyre tuneleve rreshtimit te njerezve sic ndodhte ne diktature ne raste alarmi.

Aliaj ka shpjeguar anen praktike Rruga per ne Dajt hyrja permes tunelit qe can shkembin. Nje imazh vertete sureal ka shpjeguar Aliaj. Do vije performanca artistike me ngjarjet me tragjike qe kane ndodhur tamam si pjesa e ferrit.

Dalja nga parku do te reflektoje natyren e mrekullueshme ndersa vizitoret do te kene mundesi te bejne kerkime ne librarite staliniste. Kjo do simbolizoje sipas Aliajt daljen ne liri. Kjo shkolle e dikurshme ushtarake do te kete kampingje bare etj. Ikja do te kete dy zgjidhje ikje si distnancim nga e kaluara por edhe ngjitje ne Dajt rruge qe te con ne kalane me te vjeter te Tiranes per te cilen Aliaj tha nuk eshte kujdesur njeri.

Bashke me kete prezantim para mediave kjo dosje iu dorezua ministrit Xhaferaj duke hapur procesin e debatit publik. Ndersa eshte treguar ne konferencen e djeshme per shtyp se sa do jete kostoja financiare nuk u tha gje per menyren se si do te administrohet parku as se si do te drejtohetVetem sa eshte thene se eshte zgjidhja me e mire ekonomike qe nuk u privatizua reparti por kthehet ne nje funksion publik per te riinterpretuar kompleksin ushtarak. Nje shembull mahnites Berlini. Nuk behet fjale per utopi por reflektim real - ka perfunduar Aliaj projektuesi i parkut socrealist.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›