Majko: Delijorgjin e cova ne prokurori

Majko pranon se ne vitin 2003, ai ka derguar ne prokurori dosjen e shoqerise "Perparimi", te drejtuar nga Mihal Delijorgji. Madje, sipas tij, per shkelje, nje dosje te tille e ka derguar tre ose kater here ne organin e akuzes, per te sqaruar perfundimisht shkeljet e kesaj kompania. "Kam derguar kete dosje ne prokurori per ndjekje penale 3-4 here, pasi eshte nenshkruar kontrata dhe pas vendimit te Keshillit te Ministrave i ligjeruar date 10 prill i vitit 2003", ka deklaruar ish-ministri i Mbrojtjes, Majko, dje per gazeten "Koha Jone". Duke mohuar qe nje lidhje e tille kontraktore e bere atehere, te kete ndikimin e vete edhe ne keto momente, shume vjet me pas. Nderkohe qe ish-ministri socialist i Mbrojtjes, Pandeli Majko, ka nenvizuar se edhe ne vitin 2003, firma e Delijorgjit, "Alba Demil" ishte nenkontraktore e nje kompanie te fuqishme, e cila lidhi kontraten me Ministrine e Mbrojtjes, te ligjeruar me vendimin e qeverise numer 232, date 10/04/2003. Ish-ministri socialist i Mbrojtjes, nuk e mohon kete, por specifikon arsyet e perse. "Ky ka qene nje kontraktor qe ne beme me "Benz Mercedez" per te prere armatime te renda qe nuk i cmontonim dot. I ofruam cmim per kete mall ne nje kontrate, e cila kaloi me vendim qeverie. Pergjithesisht, ajo ka qene korrekte. Ka pasur zera, po ecem me ngadale dhe une vete cova ne prokurori nje dosje", ka pohuar Majko. Por, me 24 prill 2004, nenkontraktuesi pronari i firmes qe atehere quhej "Perparimi", Mihal Delijorgji shoqerohet ne polici, i akuzuar per evazion fiskal, por me pas gjykohet ne gjykim te lire pasi pagoi 1,2 milione dollare si garanci bankare. Gjithsesi, proceset gjyqesore nuk i tronditen aspak pozitat e Delijorgjit si nenkrontaktor. Sipas Majkos, ai ishte i rregullt ne pagesen e taksave. "Ka pasur nje ndjekje penale per te, por kontraten e kishim me "Benz Mercedesin". Per te, ka ardhur presidenti i saj ne Shqiperi. Me ne s'ka pasur probleme me taksat dhe kontrata ka vazhduar gjate. Ne realizuam me shume se gjysmen dhe kontrata ka vazhduar normalisht edhe ne periudhen e qeverisjes qe erdhi me pas", shprehet Majko. Duke nenvizuar faktin se nje kontrata per asgjesimin e armatimeve dhe municioneve ka vijuar dhe nen qeverisjen e PD, dhe konkretisht nen drejtimin e Ministrise se Mbrojtjes nga ana e ish-ministrit Mediu. Por, Delijorgji vazhdoi aktivitetin e tij te suksesshem si nenkontraktor i Ministrise se Mbrojtjes, duke marre kontrata per firmen tashme me emer te ri "Alba Demil". Kete radhe jo per cmontimin e tankeve, por te municioneve ne fabriken e Gerdecit. "Municionet, thote Majko, ne kohen e socialisteve cmontoheshin vetem ne uzinat ushtarake ne Polican, Mjekes dhe Gramsh. Demontimi i municioneve ne Shqiperi eshte bere vetem ne uzina. Nuk e kuptoj qe nje qeveri qe ben demontim ne Polican dhe ne vende te tjera, perse duhet ta bente ne nje zone te banuar", ka shtuar Majko, duke shigjetuar ne kete rast pasardhesin e tij ne krye te dikasterit te Mbrojtjes. Per here te pare, Majko ka dhene nje informacion ne lidhje me kete proces, pas tragjedise se ndodhur ne Gerdec te Vores.