E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: E drejte e Topit te ktheje ligjet

Sipas deputetit socialist, Pandeli Majko, presidenti ka te drejte kushtetuese te ktheje nje ligj ne Parlament.

“Nuk eshte hera e pare qe nje gje e tille ka ndodhur. Parlamenti ka detyrimin t’i qendroje rigoroz ketij problemi qe ka ngritur Presidenti i Republikes. Aspekti i asaj qe kam degjuar, per mua ka tingelluar teknik. Ne vleresimin tim, Topi eshte shprehur per nje moment formal teknik dhe besoj se kjo eshte e drejte e tij kushtetuese dhe nese hedhim hipoteza te ndryshme, mendoj se debati do merrte nje rrjedhe tjeter”, theksoi Majko.

Ai nenvizoi gjithashtu se, situata nuk duhet orientuar ne optiken e hipotezave. “Jane dy partite kryesore qe jane te denuara te bashkepunojne ne disa gjera qe kane te bejne me principet e shtetit dhe rregullat e lojes. Kjo ndodh sepse i tille eshte fenomeni nga buron demokracia. Ky sistem ka goxha surpriza ne thelb. Ky sistem, nje parti te madhe mund ta gdhije te nesermen te katerten apo te pesten. Nese deri dje historia e zgjedhjeve ishte me 100 veta, tani eshte nje histori qe ka te beje me perceptimin. Shpresoj te kemi zgjedhje me karta identiteti sepse pa to nuk ka zgjedhje”, pohoi Majko.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›