E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehi: Kodi i ri ka ngaterruar gjerat

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka deklaruar se Kodi i ri Zgjedhor i hartuar nga dy partite e medha nuk ploteson kushtet e duhura.

Sipas Shehit, kodi ne fjale vetem sa ka ngaterruar gjerat dhe nuk eshte me i mire se kodet e meparshme.

“Ky kod niset nga hici. Kemi dale ne nje sistem teper te ngaterruar dhe ata qe thone se me kete kod do kemi zgjedhje te lira, une nuk e di ku bazohen. Une gjykoj qe ky Kod nuk eshte me i mire se te tjeret”, ka pohuar Shehi.

Sipas tij, forcat politike mund te kishin zgjedhur nje sistem tjeter zgjedhor dhe per rrjedhoje te kishin hartuar nje tjeter kod.

“Mund te ishte bere nje proporcional nacional me prag 4% dhe te gjithe do te ishin te kenaqur”, ka deklaruar Shehi, i cili ka vleresuar veprimin e presidentit Topi.

“Sa per kthimin e presidentit, zoti Topi ka bere nje nga veprimet me te rendesishme. Detyra e presidentit eshte te ruaje Kushtetuten”, ka nenvizuar kreu i LZHK.

Me tej ai ka akuzuar PD dhe PS se e kane hartuar Kodin Zgjedhor per interesat e tyre dhe ka shtuar se per hir te ketyre interesave, ato mund te bejne edhe ndryshime te tjera.

“Dy forcat kryesore e bene konsensusin per interesa reciproke, por po te duan e ndryshojne qe neser. Vetem nga konsensusi i tyre nuk mund te thuhet se ky eshte nje kod i mire”, ka shtuar Shehi.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›