LSI, apel PS: Votoni më 6 gusht, mos bllokoni

Luan Rama
TIRANE- Levizja Socialiste per Integrim i ka bere nje tjeter apel PS-se per te votuar me 6 gusht kufizimin e imunitetit, duke i kujtuar se kjo eshte ne interes te vendit dhe integrimit ne BE.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama gjate nje konference per shtyp theksoi se kjo date nuk mund te jete nje referencë force dhe egozmi, ndaj PS sipas tij nuk duhet te behet bllokuese.
Shpreh keqardhje për disa eksponentë të PS që refuzojnë të votojnë projektligjin për kufizimin e imunitetit, është një ndër detyrat kryesore me qëllim që Shqipëria të marrë statusin në BE, është një detyrë e lënë nga ndërkombëtarët dhe e pranuar nga politika shqiptare.Të lëmë mënjanë qëndrimet inatcore”- tha ai.
Sipas Rames, data 6 nuk mund të jetë një referencë force dhe egozmi të pakuptimtë që referohet nga interesa të ngushta, madje as partiake.
“Me 6 socialistët nuk mund dhe nuk duhet të bllokojnë këtë iniciativë- tha Luan Rama, duke shtuar se heqja e imunitetit është e lidhur me integrimin e vendit dhe interesat e vendit kane nevojë për kontributin e PS, për votën e saj.