E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministria: Rama, sulm absurd ndaj Volonte

TIRANË- Sulm absurd dhe të papërmbajtur e ka quajtur sot Kryeministria deklaratën e liderit të PS-së, Edi Rama për Kryetari i PS z. Edi Rama, për Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partive Popullore Europiane, Luca Volonte.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Kryeministrisë, Erla Mëhilli ka thënë se sulmi i Ramës ndaj tij erdhi vetëm se  ai i bëri thirrje Ramës të mos bllokojë heqjen me datë 6 gusht të imunitetit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, pasi ky është një shkelmim i tij i përsëritur mbi ëndrrën Europiane të shqiptarëve.

Me poshtë deklarata

Z. Rama ndërmori sulmin e tij vulgar ndaj këtij miku të shqiptarëve,  pra z. Volonte, vetëm dhe vetëm, se ai dje i rikujtoi atij, por dhe të gjithë shqiptarëve se në bisedën e tij  të fundit në selinë e Partisë Socialiste, z. Rama kishte denoncuar qeverinë se nuk pranonte ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imunitetit për ministrat dhe zyrtarët e tjerë,  pasi kishte frikë nga hetimet për korrupsion,  kurse tani që qeveria kishte pranuar ndryshimin e Kushtetutës dhe të gjitha propozimet tjera për heqjen e korrupsionit ishte vet ai, pra z Rama, që nuk pranonte  shembjen e murit të korrupsionit duke e renditur veten kështu si Kryetari i vetëm i opozitës në botë, që mbron mazhorancën me imunitet, sikur të ishte vegël dhe jo kundërshtar sovran i saj.

Me qëndrimin e tij të djeshëm z. Rama faktoi falsitetin e thirrjeve te tij për të papunët që vuajnë për kafshatën e gojës së fëmijëve të tyre, ku korrupsioni përvetësimi dhe fshehja në taksa e dogana të pasurive të tyre të paligjshme nga zyrtarët me imunitet, u  errëson shpresën e tyre për punësim.

Me sulmin e tij absurd ndaj z. Volonte, vetëm se ai i kërkoi z. Rama të pranojë barazinë para ligjit të  zyrtarëve të vendit me qytetarët e  thjeshtë, ai dëshmon se për atë dhe Partinë Socialiste kryesore është pasurimi i paligjshëm i Fidelëve të Partisë  dhe mbushja e arkës së Partisë Socialiste  dhe jo rritja e pensioneve dhe ndihmës ekonomike për 560 mijë pensionistë dhe e 100 mijë familjeve në ndihmë ekonomike.

PD i bën thirrje z. Rama të heqë dorë nga sulmet ndaj miqve të Shqipërisë dhe personaliteteve të larta Europiane dhe të lejojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste,  të votojë me datë 6 gusht për heqjen e imunitetit, rrëzimin e murit të korrupsionit dhe për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE për Shqipërinë. Nga ky akt historik fitojnë të gjithë qytetarët shqiptarë duke bërë të mundur kështu që ëndrra e tyre Europiane të bëhet gjithnjë e më e vërtetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›