E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Ne, te paret ne Irak

Pandeli Majko, ish-minister i Mbrojtjes rrefen me emocion momentet e para te vendimit ne 2003-shin per dergimin e trupave te Forcave te Armatosura shqiptare ne misionin “Liria e Irakut”, i drejtuar nga SHBA dhe Anglia.

Ne nje interviste per Top Channel ai thote se ka patur hezitime per dergimin e trupave shqiptare ne Irak, por ajo qe coi ne nje vendim te prere dhe qe beri qe flamuri shqiptar ne nje prej shesheve te Nju Jorkut te ishte nder te paret qe u ngrit nga koalicioni i vullnetareve, ishte nje tjeter marredhenie mes shqiptareve dhe diktatorit Sadam Husein.

“Hezitime ka pasur sepse ne fund te fundit misioni i Irakut diskutohej ne nje moment kur Evropa ishte e ndare. Ka nje histori te shqiptareve me Sadam Husein, pasi ai ka qene i vetmi lider i vendeve islamike qe ka kundershtuar sulmet amerikane ne Kosove. Dihen edhe lidhjet e tij me serbet”, shprehet Majko.

Majko mendon se eshte vendi dhe koha te kujtohen edhe dy shqiptaret pjese e marinsave amerikane ne Irak, Ervin Dervishin dhe Gentian Markun dhe ndalet tek amaneti i ketij te fundit.

“E ka lene me amanet qe te varrosej ne Shqiperi dhe i jane bere te gjitha nderet per t’u varrosur ne vendin e tij”, deklaron Majko.

Duke kujtuar diten dhe ceremonine madheshtore te percjelljes se djemve, sic preferon Majko t’i konsideroje, ish-ministri i Mbrojtjes mendon se po me kete madheshti duhen pritur dhe se shteti nuk duhet te mjaftohet vetem me nje vizite protokollare ne Bagdad, si ajo e ministrit Oketa.

“Te mos harrojme se kemi nevoje t’iu kujtojme ketyre njerezve se nuk vajten per disa dollare me teper, por vajten sepse iu perkushtuan flamurit te tyre. Keta djem me kete guxim, ne misionin me te rrezikshem, nderuan vendin dhe duhet t’iu themi shume, shume, shume faleminderit. Ushtria shqiptare nuk eshte Gerdeci, por eshte shume me teper”, shton Majko.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›