E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta fajeson Berishen

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta beri pergjegjes kryesor per deshtimin e mundshem te zgjedhjeve te vitit te ardhshem kryeministrin Sali Berisha, deklaratat e te cilit zoti Meta i quajti nje tentative te deshtuar per te zhvendosur pergjegjesite tek opozita.

Megjithate, Meta u shpreh optimist per rezultatin qe do te kete ne 2009 LSI. “Ne jemi te detyruar dhe te destinuar jo vetem te fitojme zgjedhjet e ardhshme si LSI dhe koalicion, por dhe te garantojme voten per shqiptaret. Kete garanci s’e japin dot dy partite e vjetra”, ka pohuar Meta.

Sipas Metes, PD e PS jane pergjegjese per vonesat dhe mungesen e transparences me te cilen po kerkohet qe te miratohet Kodi Elektoral.

“Ne kemi qene opozita kryesore gjate ketyre viteve, do vazhdojme keshtu dhe do te jemi qeveria e shqiptareve vitin e ardhshem”, ka shtuar Meta.

Ne, tha Meta, mbetemi koherent ne qendrimet tona duke kerkuar gjitheperfshirje ne nje proces qe s’i perket vetem dy partive te medha, por te gjithe shqiptareve.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›