E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani-Bankave: Mos ulin kreditimin

Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani ka paralajmeruar se 2009-a do te jete nje vit i veshtire per ekonomine, e cila sipas tij kercenohet nga disa rreziqe, nje prej te cileve eshte dhe ai per renien e kredise.

“Te gjithe aktoret duhet te pergatiten per dite me te veshtira. Ritmi i kredise eshte ne nivelin e duhur, nje ulje e saj ndikon negativisht ne ekonomi. Do te insistoja edhe njehere duke iu drejtuar juve qe te vazhdoni me keto ritme”, ka pohuar Fullani.

Ne kontekstin e krizes globale financiare, Fullani, gjate nje takimi me shoqaten e bankave paralajmeroi masa te tjera shtrenguese, te cilat sipas tij do te rrisin edhe me shume sigurine e sistemit bankar.

“Banka e Shqiperise do te kerkoje qe dividentet e 2008-es te destinohen per te rritur kapitalin e bankave qe iu drejtohen. Gjykoj si mase kujdesi rritjen e metejshme te kapitalit tuaj”, eshte shprehur Fullani.

Banka e Shqiperise gjykon se rreziku per rritjen e metejshme te cmimeve eshte ulur ndjeshem dhe tashme sfida delikate dhe me e veshtira mbetet ajo e perballjes me nje vit, i cili do te jete nje test i forte per ekonomine e brishte shqiptare.

“Ne kerkojme qe politikat qe ju aplikoni per tregun financiar vendas, te jene me te pavarura nga ato te njesive qendrore”, ka shtuar Fullani.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›