Mes detyres dhe ligjit

Ermir Dobjani lexoi Kushtetuten para policeve, per te kujtuar te drejtat e njeriut dhe te drejtat e institucionit te tij per te hetuar aktet e dhunes.
“Ne nuk mund te heshtim kur Kushtetuta ka nje sere te drejtash per qytetaret. Do t’i lexoj disa nga keto nene, si ai numer 25 qe thote: askush nuk mund t’i nenshtrohet dhunes”, eshte shprehur Dobjani.
Por menjehere eshte pergjigjur nga i njejti podium drejtori i pergjithshem i policise, Ahmet Premci. “Nje oficer i tille eshte i paafte, pasi secili nga oficeret e Policise se Shtetit ka perballe ligjin, te gjitha aktet normative qe rregullojne ate dhe nuk duhet te kete frike te kryeje procedurat standarte qe ndiqen ne lidhje me veprat penale”, ka pohuar Premci.
Pavaresisht perplasjes, Dobjani kembenguli se nuk ka asnje tendence nga ana e komisionereve. Ata thjesht paraqesin situaten.
Ne raportin e fundit te tij jo zyrtar thuhet se per vitin 2008 policia ka abuzuar me 227 shtetas, 20 prej te cileve jane te keqtrajtuar ndersa pjesa tjeter ankohet per abuzime gjate kontrollit te banesave, shoqerimit ne komisariate dhe kontrollit te makinave.
Kryeqyteti per kete vit ka 65 raste ku qytetaret ankohen per policine, nga te cilat 10 jane raste dhune dhe te tjerat veprime arbitrare.
Nderkohe, grupi shqiptar i te drejtave te njeriut raporton se pergjate ketij viti rezulton qe policia te kete abuzuar me te drejtat e 48 shtetasve, situate kjo qe krahasuar me vitet e meparshme paraqitet shqetesuese.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code