Majko: Nuk ka lëvizje të boshtit të PS djathtas
Pandeli Majko, nje nder anetaret e grupit per ndryshimet statusore në Partinë Socialiste, shprehet se nuk ka lëvizje te boshtit te PS-se nga majtas- djathtas, por nje afrim drejt nevojave te qytetarit.
“Ndryshimet në programin e PS do t’i quaja evoluim që ka të bëjë me mënyrën se si ne e shikojmë procesin e zhvillimit shoqëror në Shqipëri. Kemi hedhur një hap në gjetjen dhe trajtimin dhe dhënien e një varg përgjigjesh të cilat kanë të bëjnë me ofertën e PS si një ofertë e cila nuk i dedikohet thjesht disa shtresave, por hapet me përgjigje edhe karshi shtresave të tjera të cilat deri tani nuk kanë qenë objektiv apo prioritet i PS. Ka të bëjë me faktin jo se po lëviz PS boshtin e vet nga majtas në drejtim të qendrës apo diçka më tutje apo më këtej. Problemi është i qartë. Ka disa përgjigje të cilat shoqëria shqiptare I prêt nga opozita shqiptare dhe sigurisht këto do të reflektohen patjetër. Jemi e vetmja parti politike që e shfaqim hapu diferencën dhe ndryshueshmerinë brenda vetes. Për mua më e rëndësishme se sa diskutimi se do të ketë apo jo oponencë është e rëndësishme nëse do të ketë një ligjshmëri debati Brenda rradhëve tona për të bërë më të mirën” tha Majko.
< I mëparshmi