PS, Kongresi mbështetje përshkallëzimit të protestave
Kongresi i socialisteve i dha unanimisht mbeshtetjen protestave duke nenvizuar pershkallezimin e tyre, ndersa miratoi ndryshimet e statutit. Fjalimin e tij kryetari i Partise Socialiste Edi Rama e nisi me citime nga Fan Noli per te kulmuar me thirrjet per protesta.
• Majko: Nuk ka lëvizje të boshtit të PS djathtas
"Ejani në rrugën e protestës për ta përshpejtuar fundin e betejës e cila s’dihet kur dhe s’dihet ku, por dihet me siguri si mbaron, me fitoren e njerëzve që nuk kërkojnë privilegje, por vetëm lirinë për të zgjedhur dhe të drejtën për të jetuar dhe punuar si të barabartë para ligjit dhe mundësive që ofron demokracia, ekonomis dhe drejtesia e ketij vendi" tha Rama.
Rama nuk la pa permendur ne fjalen e tij aleatet opozitare, Spartak Ngjelen, Nard Ndoken dhe Prec Zogajn, ndersa uroi mireseardhjen per rikthimin Pellumb Xhufit, Sabit Brokajt, Ndre Legisit dhe Fatos Klosit.
“Le t’i urojmë mirëseardhjen në shtëpinë e tyre Sabit Brokajt, pëllumb Xhufit, Ndre Legisit, Fatos Klosit, Mustafa Muçit dhe plot të tjerëve që e refuzuan përfshirjen në punët e qeverisë së pykave” tha Rama.
Sekretari organizativ Blendi Klosi ne mbyllje te kongresit duke folur per protesta tha se socialistet jane ne nje beteje te papajtueshme me kete mazhorance.
"Me kërkesën e disa delegatëve u kërkua ritheksimi në këtë Rezolutë, i kërkesave të vazhdueshme të PS për transparencë dhe po ashtu thirrjet që ky Kongres i bën gjithë mbështetësve të PS që të jemi të gjithë bashkë në 30 prill dhe më pastaj kërkesa për protesta të vazhdueshme në shkallë vendi, por dhe nga grupi parlamentar i PS, forcimi i debatit politik, në kërkesë të vazhdueshme për transparencë dhe kërkesë të zgjidhjes së krizës ekonomike të vendit. Rezoluta i bën thirrje dhe njëherë të gjithë mbështetësve të PS që të jenë në datë 30 prill në protestë, para sheshit të kryeministrisë" tha Klosi.
Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e diel , 18 prill 2010 ) < I mëparshmi