E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Rinovim strukturave të partisë

Rinovimi i strukturave socialiste do te perfshije Asamblene kombetare, kryesine dhe sekretariati, tha ne nje interviste per Alsat lideri i opozites Edi Rama gjate zhvillimeve te kongresit. Do te jete vota ne forume, tha Rama, qe do te percaktoje pranine e njerit apo tjetrit prej figurave socialiste, i pyetur mbi perfaqesimin e deputeteve te Levizjes per Mendimin Ndryshe.

Marredhenia e kushtezuar me kuvendin nuk do te ndryshoje sipas kryesocialistit edhe pas ketij kongresi. Ne kuvend deputetet do te jene vetem per transparencen tha ai.

“Ne jemi ne parlament per transperencen, do qendrojme per transparencen dhe aty do kerkojme zgjidhjen që kërkon gjithë komuniteti ndërkombëtar per transparencen qe nuk mund të jetë një zgjidhje e njëanshme, por e pranuar edhe nga opozita Nderkohe do te vazhdojme protestat tona” tha Rama.

Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e diel , 18 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›