Majko, PD fajtore per komisionin zgjedhor
“Kush është fajtori që nuk po ngrihet komisioni zgjedhor. Ju kërkoni që komisioni i hetimit të mos merret me hetim, por me interpretim. Nuk ka nevojë që të vijnë nderkombëtarët për tu bërë negociatorë”. Me këtë akuzë të fortë dhe të drejtëpërdrejtë, deputeti i PS, Pandeli Majko kritikoi mazhorancën se ka hedhur poshtë jo vetëm ofertat e PS, por edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar.
“Pasi komisioni qëndror i zgjedhjeve kanë shkelur që të propozohet neni 178. Sot ne po luajmë bllofin, ne duam hetim. Po luajmë lojën me maska.Firma e zotit Guma e rrezoi firmën e zotit Patozi, nje takim i cili nuk ka sjelle asnjë rezultat në pikën ku kanë ngecur negociatat për mënyrën se si duhet të procedohet me materialet e kutive të votimit. Ajo që ne po diskutojme është nje proces politik dhe jo teknik” perfundoi Majko.