E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovarët, më optimistët në rajon

Mbi 55 % e qytetarëve të Kosovës presin që viti 2011 do të jetë më i mirë se viti 2010, bëjnë të ditur rezultatet e studimit “Barometri global” të realizuar nga Gallup International. Sipas këtij studimi, qytetarët e Kosovës janë më optimistët në rajon, ndërsa qytetarët e Serbisë janë deklaruar si më pesimistët në rajon.
 

Vetëm 11 % e serbëve kanë shprehur vlerësime optimiste, duke rezultuar si populli më pesimist në rajon. Anketa e prezantuar, thekson se më pak optimistë janë edhe qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës, Bullgarisë dhe vendet e tjera evropiane.
 

Studimi nga Gallup International është realizuar në 53 shtete ku jeton 76 % e popullsisë botërore. Sipas rezultateve të anketës së përgjithshme, 42 % e qytetarëve në botë janë optimistë dhe viti 2011 do të jetë më i mirë se ai i vitit 2010, ndërsa 19 % janë pesimistë.
Qytetarët më optimistë janë nga Suedia, Finlanda, Danimarka dhe Zvicra, ku qytetarët e këtyre vendeve theksojnë se janë më të kënaqurit në botë, nuk i mungojnë paratë dhe shpresojnë në ditë më të mira gjatë 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›