Majko: PS jo si PD në opozitë
08/08/2011 Strategjia, kongresi i ri i socialistëve vendos kursin e ri të kampit opozitar
“Gjëra që dikur i kanë bërë demokratët s’do t’i kthejmë në të njëjtën monedhë ne”
Kongresi i Partisë Socialiste do të vendosë qëndrimin politik të kësaj force parlamentare përkundrejt mazhorancës qeverisëse. Sipas deputetit të PS-së Pandeli Majko, do të jetë pikërisht kongresi i ri i 5 nëntorit që do të formalizojë kursin e ri politik të kampit opozitar. Në këtë mënyrë, veç zgjedhjeve të reja në strukturat drejtuese të PS-së forumi më i lartë vendimmarrës i partisë do t’i fokusojë diskutimet mbi hapat e mëtejshëm që do të ndjekë opozita parlamentare. “Ne do të kemi kongresin e radhës të partisë, i cili pa diskutim do të diskutojë me seriozitet një varg problematikash dhe mënyrën se si do t’i përgjigjemi brenda së mundshmes asaj që po ndodh jo vetëm në opozitë, por në gjithë shoqërinë shqiptare”, - vuri në dukje Majko gjatë fjalës së tij. Njëkohësisht, duke qëndruar po në këtë linjë, ligjvënësi socialist sqaroi se do të jetë një kongres që do të përcaktojë shumë nga ato që në një mënyrë apo në një tjetër, që në këtë kohë pushimesh njerëzit janë dhe nuk janë të interesuar t’i dëgjojnë nga goja e politikanëve. “Ajo që doja të theksoja është fakti i seriozitetit me të cilin ne e kemi marrë një histori ndryshimesh, të cilat nuk fillojnë dhe do të mbarojnë në këtë kongres.” Gjithashtu, duke synuar që të japë një parantezë të kursit të ri politik të PS-së, Majko nënvizoi se “nuk besoj se do të ketë përsëritje të historive që ne kemi mësuar rëndom t’i shikojmë nga opozita e dikurshme”. Po kështu, referuar pikërisht zgjedhjeve lokale që lamë pas, Majko kërkoi nga politika që të vihen në shërbim të qytetarit. “Fitorja e PS-së në qytetet, sidomos në qendrat kryesore të Shqipërisë, dhe këtu unë përfshij edhe Tiranën, në thelb na ka dhënë një peshë të madhe të asaj që quhet ‘vota e qytetarisë’. Këtu unë nuk dua të shmang votën që marrim nga fshati, por dua të sensibilizojë atë që ka të bëjë me një kërkesë të madhe që kanë njerëzit për normalitet dhe qytetari të prodhuar nga politika. Nuk besoj se keni për të parë gjëra që dikur i ka bërë PD-ja t’i kthejë në të njëjtën monedhë PS-ja”, - vlerësoi Majko. Ndërkohë, sikundër dhe është bërë me dije, kongresi i ri i PS-së që pritet të mblidhet më 5 nëntor, do të zgjedhë Asamblenë Kombëtare të kësaj partie. Në vijim asambleja e re do të zgjedhë kreun e ri të saj si dhe kryesinë e sekretariatin. Referuar statutit të PS-së si dhe kohës kur janë zhvilluar zgjedhjet e fundit në parti, shihet se të gjitha strukturave u ka mbaruar mandati. Deri në mbledhjen e kongresit asambletë socialistë në rrethe do të zgjedhin delegatët e këtij forumi, i cili u hap rrugë zgjedhjeve të mëtejshme në parti.
LSI shprehet e gatshme të pranojë në radhët e saj të përjashtuarit nga PS-ja
Manjani: Islami dhe Harasani të mirëpritur
“Rama përçau të majtën, ndaj tani është e pavend një bashkim me LSI-në”
Lëvizja ocialiste për Integrim është e hapur për afrimin e çdo përfaqësuesi socialist, përfshirë këtu dhe deputetët Andis Harasani dhe Kastriot Islami. Një qëndrim i tillë u bë dje i ditur nga përfaqësuesi ligjor i LSI-së Ylli Manjani, i cili gjatë një interviste televizive sqaroi lidhur me këtë çështje. “Ftesa jonë mbetet e hapur jo vetëm për zotin Islami e zotin Harasani, por për cilindo që ndihet socialdemokrat modern dhe ka ende vullnet për të kontribuar për Shqipërinë. Unë vetë e kam gjetur derën e LSI-së, sepse më ka bashkuar me LSI-në dëshira për të kontribuuar. Për këdo që ka dëshirë të kontribuojë për Shqipërinë në LSI është më se i mirëpritur. Kjo është më se e sigurt”, - vuri në dukje Manjani. Sipas tij, sot për sot e majta është e përçarë dhe po vijon të thellohet edhe brenda PS-së. Për këtë arsye Manjani nuk kurseu akuzat ndaj lidershipit socialist, duke e cilësuar atë si fajtorin kryesor të kësaj situate brenda rradhëve të PS-së. “Dy eksponentët e PS-së, Andis Harasani e Kastriot Islami, janë dy të përjashtuarit e fundit nga PS-ja, dhe kjo jo nga PS-ja, jo nga socialistët shqiptarë, por nga zoti Rama, i cili nuk është socialist, nuk ka qenë kurrë socialist në jetën e tij”, - u shpreh Manjani. Gjithashtu, duke sqaruar më tej një qëndrim të tillë, përfaqësuesi i LSI-së shtoi se “ky është një problem i brendshëm i PS-së, është një çështje që unë besoj se zoti Islami ,me të gjithë kapacitetin e tij, dhe zoti Harasani nuk do të mbesin pa një alternativë politike. Ata janë njerëz që mendojnë, mbi të gjitha janë njerëz me kontribute në politikë dhe në PS. Nëse zoti Rama nuk do t’i njohë ata, siç nuk ka njohur shumë të tjerë, atëherë ky është defekt i tij dhe kosto e PS-së”. Sipas tij, politika e gabuar e kreut të PS-së ka çuar në përçarje të së majtës, ndaj dhe në këto kushte nuk mund të flitet për bashkim mes kësaj partie dhe LSI-së. “Sa kohë faktori përçarës është aty, nuk ka asnjë kuptim që ne të japim shanse njërit apo tjetrit. Politika nuk është një përpjekje personale, por një përpjekje publike në dobi të Shqipërisë, në dobi të shqiptarëve dhe nuk mund të konsiderohet si në dobi të Ramës apo Berishës. Kjo është një histori që nuk merr vëmendjen e LSI-së. Në LSI nuk ka vëmendje fare historia që hajde të bashkohemi kundër Berishë për të sjellë Ramën në pushtet”, - deklaroi Manjani.