Majko: Qesharake gjobat për duhanin, vendin e ka mbuluar tymi
Ish-kryeministri Pandeli Majko, në një qëndrim të tij nëpërmjet rrjetit social Facebook ka komentuar aksionin e shpallur nga qeveria për të ndëshkuar nga 1 shtatori ata që pinë duhan nëpër lokale dhe bare. Dëgjova në media se të hënën fillon një sulm i qeverisë për pirësit e duhanit nëpër lokale. Komenti ishte se këtë radhë nuk do të falin(?!) Buxheti në vështirësi për fonde duket se ka sjellë radhën e duhanpirësve për të paguar… pas shoferëve! Gjobëvënësit e vonuar vinë, pas kaq kohësh, të cilat e bënë ligjin kundër pirjes së duhanit në ambiente publike një humor të moszbatimit të ligjit në vend. Nuk e kuptoj, pse nuk ndahen lokalet në atje ku lejohet dhe nuk lejohet duhani. Tek të parët të paguhet një taksë shtesë dhe kaq. Ky sezon i paralajmëruar gjobash për zbatimin e ligjit është qesharak! Nën tymin që ka mbuluar vendin në një emergjencë të plotë nga djegia e pyjeve, shpallet lufta kundër pirësve paqësorë të tymit të duhanit!, shkruan Majko. Deputeti socialist shkruan më tej se Kjo task-forcë e tymit në qytet padyshim është ironia e pamundësisë për tymin në mal!….
Majko: Qesharake gjobat për duhanin, vendin e ka mbuluar tymi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip