E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Rama ne krye te PS, statuti pas zgjedhjeve

Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko shprehet se Rama nuk mund te bllokohet ne kandidimin e tij dhe se statuti duhet pare te ece paralele me interesat e partise. Nderkohe qe ai shprehet se kongresi i partise, pervec transparences, ka nevoje dhe per pak konfidencialitet, sic ndosh ne te gjitha partite politike ne Shqiperi. Nderkohe qe kryesia e Partise Socialiste ka rrezuar propozimet e nje grupi anetaresh te saj per ndryshime statuore dhe transparence ne Kongresin e Jashtezakonshem te pas dy diteve, debatet tashme kane shperthyer per transparencen. Kongresi i PS-se pritet te diskutoje zgjedhjet parlamentare, qe i dhane nje mandat te ri qeverises Partise Demokratike duke e lene PS-ne ne opozite. Anetari i kryesise Pandeli Majko thote ne nje interviste per BBC-ne se Kongresi i PS-se duhet te marre nje vendim lidhur me zgjedhjet e kaluara parlamentare. Ne Kongres pritet gjithashtu te vendoset per fatin e kryetarit aktual, Rama, dhe te diskutohet per modalitetet e zgjedhjes se nje kryetari te ri nga anetaresia e PS-se.

Zoti Majko, cili ka qene qendrimi juaj ne mbledhjen e kryesise?

Mendoj qe nje pjese e gjerave mbeten ne planin e asaj qe thuhet ne nje forum, jo i fshehur nga syte e publikut, por gjithsesi ka kufizimet e veta. Mbledhja e djeshme, pavaresisht se cfare ka dale ne publik, me shume u perqendrua tek diskutimi politik i asaj qe do te diskutohej ne kongres dhe ka patur nje lloj ndarje lidhur me faktin nese kongresi duhet te kishte si bosht te vetin ndryshimet statutore apo qendrimin politik karshi zgjedhjeve.

Une kam qene me pozicionin e asaj qe u vendos ne Asamblene Kombetare qe per momentin aktual ajo qe na kerkohet te gjitheve eshte vendim-marrja politike lidhur ne raportet me zgjedhjet. Pastaj elemente te tjere te cilet kane te bejne me ndryshimet statutore, keto mund te jene pjese dhe e diskutimeve apo dhe asaj qe do te zhvillohet si fushate elektorale per kandidatet per kryetar ne PS-se. Pra, secili kandidat mund te shfaqe dhe opinionet e veta, lidhur me ndryshimet statutore ne vazhdim.

Fokusi i kongresit do te jete qendrimi i socialisteve ndaj zgjedhjeve, ndersa ndryshimet ne statut mund te merren mbas kongresit c'ka do te thote qe ju do ta zgjidhni ne Kongres, kryetarin e partise tuaj dhe nje nga pikat qe pretendohet te ndryshohet nga hartuesit e kesaj pakete eshte pikerisht moslejimi i rikandidimit te atij kryetari qe i humbet zgjedhjet.

Ketu behet fjale per te drejten per t'u votuar dhe per te votuar. Mendoj qe ne cdo rast statuti i PS-se, parimin baze ka te drejten e zgjedhjes. Mendoj qe per te gjithe kandidatet qe do te ofrohen per postin e kryetarit, u afrua nje hapesire me se e mjaftueshme, qofte ne faqet e gazetes Zeri i Popullit, qofte me perfaqesues ne komisionet zgjedhore dhe elemente te cilet une i konsideroj te natyrshem, per nje fushate. Ndersa nje diskutim, i cili ne nje menyre apo tjeter, i thote dikujt qe duhet te kandidosh, mendoj qe eshte jashte logjikes se diskutimit per nje fushate normale.

Nese dikush mendon qe ish-kryetari i PS-se nuk duhet te rikandidoje per kete apo ate post, mendoj qe kjo i kalon limitet e nje fushate normale brenda nje partie. Secili ka te drejten e vet te shkoje tek anetaresia, te shpjegoje arsyet e veta pse kandidon, te shpjegoje arsyet edhe pse dikush nuk duhet te rizgjidhet ne nje pozicion te caktuar, por nuk mundet qe nepermjet rregullave te imponuara, t'i thote dikujt per nje arsye te caktuar qe ti nuk duhet te rikandidosh.

Ju jeni nje nga socialistet me te vjeter, pavaresisht moshes tuaj te re. Ketu po citohet si "hap mbrapa" ne demokracine e socialisteve mos lejimi i medias, pertej kohes se raportit dhe paraqitjes se platformes se kandidateve. Si ju duket ju kjo mase?

Media do te jete e pranishme, askujt nuk i eshte thene "mos fol ne media". Problemi eshte qe ka rregulla, per sa i perket zhvillimit te disa seancave, te cilat nuk eshte hera e pare qe ndodhin ne kongreset e PS-se. Nese kjo do te kishte ndodhur per here te pare, mendoj qe kjo do te ishte e pranueshme ne logjiken qe, dicka po ndodh ne PS.

Nje kongres teresisht i hapur me te gjitha llojet e mediave brenda, ne fund te fundit do t'i hiqte disa vlera diskutimit, i cili ne fund te fundit kerkon dhe nje moment konfidencial ne gjirin e delegateve. Nuk besoj se te gjitha partite e tjera, ne mbledhjet e kryesise, te asambleve etj., duhet te jene te hapura. Mendoj qe duhet gjetur nje balance midis te hapures dhe transparences me ate qe quhet konfidenciale, per zhvillimin e gjerave normale ne parti.

Votimi do te jete i fshehte apo jo?

Sigurisht.

Ju e keni deklaruar voten tuaj pro Edi Rames. Perse duhet te vazhdoje zoti Rama, te jete kryetar i PS-se, zoti Majko?

Arsyet zoti Rama do t'i thote ne kongres. Jam shprehur ne publik dhe mendoj qe gjerat duhen marre me qetesi sipas asaj qe une gjykoj. Gjerat ne Shqiperi, per nje situate jo standarde, nuk duhet te orientohen drejt gjerave strikte, sic jane shkruajtur ne rregulloret e partive. Mendoj se, pa dashur te kontestoj faktin qe dikush ne PS thote qe Edi Rama nuk duhet te rikandidoje per kryetar, une kete e shoh me gjere dhe jam i bindur qe statuti i PS-se dhe qellimet politike te PS-se, duhet te ecin paralel dhe jo te perplasen me njera-tjetren. Ajo qe ka ndodhur ne zgjedhjet e qershorit te kaluar, mendoj se duhet pare ashtu sic eshte dhe jo sipas nje formulimi statutor.

Nga pikepamja matematikore te rezultantes qe ka ndodhur, ne parlamentin e ardhshem PS eshte ne opozite, por kjo duhet pare me gjere dhe lidhur me kete ka qene nje pjese e debatit te zhvilluar dje ne kryesine e PS-se dhe mendoj qe do te vazhdoje. Ne, pak a shume i ngjajme skuadres qe na eshte bere nje gol ne pozicion jashte loje dhe nuk mendoj se per kete duhet t'i drejtohemi te gjithe trajnerit.

Meqe bete krahasimin me futbollin, megjithese goli eshte pozicion jashte loje, kur arbitri e ka quajtur gol ndeshja ka mbaruar...?

Jam ne nje mendje me ju, por besoj se ndajme te njejtin opinion se bashku qe ne kete rast kur jemi te vetedijshem qe goli ka qene pozicion jashte loje, jo te gjithe duhet t'i ulerasim trajnerit. Ajo qe ka ndodhur aktualisht me zgjedhjet e fundit ne Shqiperi dhe nga ajo qe po vleresohet nga ana jone eshte pozicioni politik, eshte gjeja e pare qe duhet te vleresohet dhe diskutohet ne raport me ate qe ka ndodhur ne zgjedhjet e fundit dhe pastaj te shikojme ate qe ka te beje me statusin e PS-se, si dhe me zgjedhjet apo rizgjedhjet qe do te kemi ne PS. Ne fund fare duhet nenvizuar ajo qe quhet e drejte apo jo, e moralshme apo jo dhe kjo do te vendoset nga anetaresia e PS-se. Ne do perpiqemi te gjejme nje balance dhe me ate qe ndajme opinione te kunderta brenda PS-se.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›