E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e deputetit Fatmir Xhindi ne udhekryq, kerkohet hetim nderkombetar

Fier- Familja e deputetit socialist te vrare, Fatmir Xhindi, kerkon hetim nderkombetar per te zbardhur krimin dhe arrestuar autoret. Rrezimi i dy pistave te fundit te mbetura ne hetim per vrasjen e 45-vjecarit nga ana e Prokurorise se Pergjithshme, duket se ka ringjallur pakenaqesi tek familjaret, te cilet dje u shprehen te indinjuar me pozicionin e hetimeve. Duke e quajtur nje njolle te zeze mbi drejtesine shqiptare, vellai i te ndjerit, Ilir Xhindi dhe bashkeshortja, deklaruan se do te ndermerrnin veprime te tjera ligjore me qellim qe te zbuloheshin dhe kapeshin autoret e krimit qe ndodhi para shtepise. "Mbyllja e hetimeve tregon papergjegjshmerine e shtetit ne gjetjen e vrasesit, i cili edhe sot e kesaj dite eshte i lire", tha Ilir Xhindi per gazeten. Madje familjaret pretenduan se behet fjale per nje vrasje politike dhe per kete qellim, do te kerkonin hetime nga nderkombetaret, per te siguruar paanshmerine ne investigim. "Jam njohur me te dhenat me te fundit nga prokuroria vetem nga mediat, pasi askush nga organi i akuzes nuk na ka kontaktuar. Dyshojme tek hetimet dhe tek vrasja. Ne rast se nuk do te kete nje rezultat imediat, ne do te nisim vete zbardhjen e ceshtjes me te gjitha menyrat, edhe me ndihmen e nderkombetareve",-tha me tej vellai i te ndjerit. Publikisht familjaret e deputetit te vrare me nje bresheri "Kallashnikovi" tek dera e shtepise, kane hedhur poshte pistat e konfliktit banal, per pronesi apo motiveve te dobeta, duke u kembengulur tek shkaqet politike.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›