E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko: Rama përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve

Në prag të zgjedhjeve për kryetarin e ri të PS pas dështimit të kësaj partie në zgjedhjet e 28 qershorit, një prej mbështetësve të Ramës në kryesinë e PS ka surprizuar me deklaratat e tij mbrëmë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Pandeli Majko, një nga figurat kryesore në vite të PS ka pranuar se kjo parti ka pësuar disfatë në zgjedhje, edhe pse në fakt PS nuk ka ende një qendrim zyrtar që pranon humbjen. Sipas Majkos, askush nuk përjashtohet nga përgjegjësia për humbjen, madje ai ja adreson atë edhe kryetarit në detyrë Edi Rama. Majko ka hedhur poshtë mundësinë për një përçarje ose largime nga rradhët e Partisë Socialiste, ide këto të hedhura shpesh këto në tregun e politikës së ditës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›